“Do të mbrojmë çdo centimetër të aleatëve”, shefi i NATO-s i përgjigjet kërcënimit të Iranit nga Shkupi
Rutte e vendosi theksin tek mbrojtja kolektive e garantuar nga Aleanca, duke thënë se NATO është e përkushtuar për të mbrojtur çdo centimetër të territorit aleat, ngado që të vijë sfida.
Nga Shkupi ku zhvilloi një takim me Presidenten e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova, shefi i NATO-s Mark Rutte u kujdes të jepte sinjale të qarta për luftën në Lindjen e Mesme.
Rutte e vendosi theksin tek mbrojtja kolektive e garantuar nga Aleanca, duke thënë se NATO është e përkushtuar për të mbrojtur çdo centimetër të territorit aleat, ngado që të vijë sfida.
“NATO nuk është e përfshirë në operacionet në Iran. Kjo është qartazi një fushatë që udhëhiqet nga SHBA-ja dhe Izraeli, dhe të gjithë jemi në një situatë më të mirë që Khamenei nuk është më aty. Irani po fiton aftësi për përdorimin e raketave, gjë që paraqet rrezik jo vetëm për rajonin e Lindjes së Mesme, por edhe për ne në Evropë. E dimë se Irani është eksportues i kaosit dhe këtë e bën prej dekadash, përmes sulmeve terroriste dhe përpjekjeve për atentate. Shumë persona janë në rrezik nga regjimi iranian. Flas për regjimin, jo për popullin. Por NATO nuk është e përfshirë. Mund t’ju siguroj se NATO do të mbrojë çdo pjesë të territorit të saj; komandantët tanë ushtarakë punojnë çdo ditë për këtë, duke marrë parasysh çdo kërcënim”, tha kreu i NATO-s, gjatë konferencës për shtyp në Shkup.
Foto: AP/Boris Grdanoski
Ai shtoi po ashtu se aleatët në NATO, individualisht, shfrytëzojnë mundësinë për t’i vënë bazat e tyre në dispozicion të SHBA-ve ose jo. Rutte ndër të tjera e falënderoi Maqedoninë e Veriut për mbështetjen që jep në kuadër të misionit të KFOR-it.
“Maqedonia e Veriut e ka mbështetur prej kohësh misionin tonë paqeruajtës të KFOR-it në Kosovë, dhe për këtë ju falënderoj. KFOR-i vazhdon të luajë një rol themelor në mbështetje të sigurisë së qëndrueshme, për të mirën e të gjithë njerëzve që jetojnë në Kosovë. Ne do të vazhdojmë të sigurohemi që KFOR-i të mbetet i fuqishëm dhe i aftë për qëllimin e tij”, tha Rutte.
Ndërkohë, Presidentja e RMV-së tha se “vetë prania e njeriut të parë të NATO-s, Mark Rutte është një tregues i qartë se NATO është me ne dhe se Aleanca do t’i mbrojë të gjitha vendet anëtare nëse ato sulmohen”.
E pyetur nëse vlen ende qëndrimi i saj, i dhënë para disa ditëve, kur pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Sigurisë tha se nuk sheh kërcënime për sigurinë e Maqedonisë së Veriut, presidentja Gordana Siljanovska Davkova tha: “Në fjalimin e tij u konfirmua se NATO do t’i mbrojë të gjitha vendet anëtare nëse ato gjenden në një situatë ku mund të sulmohen”.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Arblaster ka deklaruar se është i dashuruar marrëzisht me vajzën e trajnerit të tij, Chris Wilder. Çifti i ri u takuan në fushë rreth një vit më parë dhe pa shumë vonesë, vendosën ta bënin publike lidhjen e tyre.
Efektivë policie me veshje mbrojtëse kundër substancave të rrezikshme janë vendosur në një nga parqet më prestigjioze të Londrës, vetëm pak metra larg ambasadave dhe rezidencave mbretërore, ndërsa po inspektojnë një numër sendesh të lëshuara nga dronët.
Kosova dhe Shqipëria po intensifikojnë përpjekjet për të thelluar bashkëpunimin në fushën e industrisë së mbrojtjes, duke përfshirë bashkëprodhimin dhe prokurimet e përbashkëta të pajisjeve ushtarake.
Kreu i FSHF-së Armand Duka zbuloi se ka zhvilluar një bisedë të drejtpërdrejtë me Sylvinho-n pas ndeshjes miqësore ndaj Ukrainës, duke e pyetur për gatishmërinë e tij për të vijuar në krye të skuadrës. Sipas tij vendimi për pankinën kuqezi do të merret në qershor.
Kosova ka hedhur një hap të rëndësishëm në angazhimin e saj ndërkombëtar për ruajtjen e paqes, duke vendosur të kontribuojë me trupa në një mision në Rripin e Gazës.
Sipas medias greke “Zougla”, një 66-vjeçar nga Preveza ka deklaruar para autoriteteve se kishte komunikuar me 19-vjeçaren shqiptare që ndërroi jetë në një hotel në Kefalonia, përmes aplikacionit WhatsApp dhe i kishte dërguar asaj 220 euro për ta ndihmuar të siguronte një vend ku të kalonte natën.
Gjatë operacioneve, policia ka gjetur armë të ndryshme, përfshirë pushkë automatike të tipit AK-47, armë gjuetie, municion, si dhe pajisje të tjera ushtarake
Zjarri që ka rënë rreth orës 12:55 në një banesë, në lagjen “Mirdita” të qytetit të Malishevës, i ka marrë jetën një burri rreth 35 vjeç dhe dy fëmijëve të tij, të moshës 9 dhe 12 vjeç.
Gazetarët në Itali po bëjnë përsëri grevë për rinovimin e kontratave të tyre të punës, të cilat skaduan dhjetë vjet më parë, kategoria e vetme e punonjësve të punësuar në Itali. Kjo është dita e tretë e grevës në një grevë pesë-ditore.
Komente (0)