Berisha: Rama po djeg afatin 3-mujor për të shpëtuar Ballukun!

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha se Rama po djeg qëllimisht afatin tre mujor për kërkesën e SPAK për autorizimin e Kuvendit për Belinda Ballukun.

03.03.2026. 13:29

Berisha: Rama po djeg afatin 3-mujor për të shpëtuar Ballukun!

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha se Rama po djeg qëllimisht afatin tre mujor për kërkesën e SPAK për autorizimin e Kuvendit për Belinda Ballukun. 

"Ka shumë mundësi që kjo po ndodh. Që ata po djegin afatin 3-mujor. Ka shumë mundësi. Siç e shihni ju, Edi Rama nuk pranon kurrë të dorëzojë veten në gjykatë. Bëri përpjekje të jashtëzakonshme për marrëveshje, por nuk i eci. Lubi Balluku që ky mbron është një kriminele multidimensionale e pashoqe në historinë e Shqipërisë. Përveç vjedhjeve të saj bashkë me Ramën, bashkë me ish-burrin e saj, e morët vesh ju, atë e ka me divorc gjoja, por jo për të vjedhur, për të vjedhur janë bashkë me Kol Ballën. Transaksionet e tij janë të pafundme bashkë me sojin dhe sorollopin e saj. Ka bërë përpjekje të hapura për të dëmtuar provat. Ka kërcënuar zyrtarët e drejtësisë me banda dhe banditë, çka fakton se të gjitha kërcënimet që i janë bërë prokurorëve të SKAP janë bërë nga qeveritarët me bandat e tyre. Po, u janë dërguar mesazhe kërcënuese, vdekjeprurëse dhe prapa tyre qëndron e tëra Lubia dhe Edi Rama. Faktikisht me këto veprime ai asgjëson sistemin e drejtësisë në Shqipëri. Sistemi i drejtësisë groposet, çka nuk ka ndodhur edhe kur shtet nuk kishin, kishin ligjin e tyre shqiptarët. Kishin kodin e tyre civil, kodin e tyre penal, kishin gjykatat, pleqësitë, etj. Kjo që po bën ky është e pashembullt në historinë e shqiptarëve. Por të gjitha faktojnë se strumbullari i të gjitha këtyre është ai vetë.
AKSHI është vorbulla më e zezë në historinë e shtetit shqiptar.
Ergys Agasi është Edi Rama, njeriu që organizon vrasje, njeriu që organizon vjedhjen e të gjitha të dhënave të qytetarëve shqiptarë për t’ua dhënë bandave dhe armiqve të Shqipërisë.
Ergys Agasi, me videot e tij, i ka kompromentuar këta më shumë se ato të Epstein janë lule çfarë ka zyra e Agasit, duke filluar nga Rama vetë dhe vazhduar me ministra, me drejtues kryesorë institucionesh, me prokurorë, me gjykatës, me policë, etj.
Pra, janë shqiptarët ata të cilët do thonë fjalën e tyre.
Vetëm një gjë, sot askush nuk mund të thotë se unë nuk e dita.
Nuk duhet të abuzoj me krahasime, por rikujtoj këtu një moment në vitin 1991 në parlament, kur një eksponent i PS u ngrit e tha, nga ta dija unë se Enver Hoxha kishte tre dynym qilima persiaë në shtëpi. Ai nuk e dinte atë. Ai dinte që Enver Hoxha ka vrarë, ka prerë, i ka bërë të gjitha, por për ato ishte bashkautor vetë. Kurse tek qilimat nuk e dinte. Kurse tani për Edi Ramën dihen të gjitha. Nuk mund të thotë njeri që nuk dita.
Ndaj dhe duhet të dalim, të bashkohemi, t’i japim atë që meriton atij dhe organizatës së tij kriminale", tha Berisha.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)