Ngujim në Parlament nëse nuk jepet autorizimi për Ballukun? Berisha flet për protestën

Kreu i PD-së, Sali Berisha nuk e ka mohuar as mundësinë e ngujimit në Kuvend nëse të enjten nuk jepet autorizimi i kërkuar nga SPAK për Belinda Ballukun.

03.03.2026. 13:41

"E vërteta është se deputetët prej kohësh kanë shprehur vendosmërinë që të kalojnë dhe në akte sublime, grevë urie dhe asgjë nuk përjashtohet. Por çdo hap duhet të ndërmerret në momentin e duhur. Mendoj se fjala e sovranit është çështja më kryesore në rendin e ditës. Sovrani duhet të flasë sepse kjo që po ndodh me shqiptarët është e pashembullt në histori. Kujtojmë vetëm kaq. Një njeri që për 6 muaj rresht u premtoi shqiptarëve integrimin në 2027, integrimin në 2030, tani që është kapur me presh në dorë si hajdut, u thotë se, nuk kemi nevojë për integrim të plotë", tha ai.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)