Irani i lëshon raketë Turqisë, NATO e rrëzon, Ankaraja: Kemi të drejtën të kundërpërgjigjemi

Mbrojtja raketore e NATO rrëzon një raketë iranianë me destinacion Turqinë. Reagon Ankaraja: Kemi të drejtë të kundërpërgjigjemi.

Burimi: Reuters

04.03.2026. 13:10

Irani i lëshon raketë Turqisë, NATO e rrëzon, Ankaraja: Kemi të drejtën të kundërpërgjigjemi

Një raketë balistike e lëshuar nga Irani në drejtim të hapësirës ajrore turke është shkatërruar nga sistemet e mbrojtjes raketore të NATO.

Lajmi konfirmohet nga autoritetet turke, që bëjnë me dije se raketa e përmasave të mëdha kaloi Sirinë dhe Irakun dhe u asgjësua nga mbrojtja e aleancës së atlantikut verior në lindje të detit Mesdhe.

Ministria turke e Mbrojtjes tha në një deklaratë se nuk pati viktima ose të lënduar në incident, duke shtuar se Turqia rezervon të drejtën për t'iu përgjigjur çdo veprimi armiqësor kundër saj.

Gjithashtu, ministria paralajmëroi palët të përmbahen nga hapat që mund të përshkallëzojnë konfliktin.

" Një raketë balistike, e lëshuar nga Irani dhe e zbuluar duke u drejtuar drejt hapësirës ajrore turke, pasi kaloi hapësirën ajrore të Irakut dhe Sirisë, u neutralizua menjëherë nga mbrojtjet raketore të NATO-s të vendosura në Mesdheun Lindor. Çdo hap i ndërmarrë për të mbrojtur territorin dhe hapësirën ajrore tonë do të jetë vendimtar dhe pa hezitim. Ju kujtojmë se rezervojmë të drejtën për t'iu përgjigjur çdo qëndrimi armiqësor ndaj vendit tonë”, shkruhet në reagim.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)