Aksion i guximshëm në Itali, zjarrfikësit shpëtojnë ujkun që po mbytej

Ujkonja pasi ra në ujë ishte e paaftë të dilte jashtë dhe gjeti strehë nën një urë metalike të vendosur në kanal.

Burimi: TGCOM

04.03.2026. 15:48

Aksion i guximshëm në Itali, zjarrfikësit shpëtojnë ujkun që po mbytej

Departamenti i Zjarrfikësve në Verona të Italisë ka shpëtuar një ujkonjë që kishte mbetur e bllokuar nën urën e kanalit artificial Giuliari.

Ujkonja pasi ra në ujë ishte e paaftë të dilte jashtë dhe gjeti strehë nën një urë metalike të vendosur në kanal.

Operacioni i shpëtimit u krye nga dy ekipe zjarrfikësish, njëri prej të cilëve është i specializuar në shpëtime në mjedise ujore.

Autoritetet e qetësuan kafshën dhe më pas e siguruan me litarë dhe rrjeta dhe e nxorën në tokë, ku  u ekzaminua nga veterinerët.

Më pas iu dorëzua policisë lokale për kujdes dhe ruajtje derisa të jetë gati për t'u kthyer në natyrë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)