Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Gazment Buçpapaj, autorin e vrajes së Egli Pashollari në Tiranë.
Ai u arrestua para dy ditësh në Tropojë teksa ishte i fshehur në një banesë në Tropojë, ku po mbahej nën mbikëqyrje nga policia.
Egli Pashollari u godit disa herë me thikë pak pas orës 15:00 nga Gazment Buçpapaj, por njëra prej tyre rezultoi fatale, në pjesën poshtë shpatullës, te e cila humbi sasi të madhe gjaku. 31-vjeçari u dërgua në spital nga dëshmitarë në vendngjarje, por mbërriti pa shenja jete. Ndërkohë autori pas ngjarjes u arratis dhe u strehua tek disa të afërm të tij në Tropojë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)