Një aeroplan ushtarak rus i epokës sovjetike është rrëzuar në Krime, duke shkaktuar vdekjen e 29 personave që ndodheshin në bordin e tij.
Sipas ministrisë së Mbrojtjes ruse, avioni humbi kontaktet me kullën e kontrollit, teksa mbetjet e tij u gjetën disa orë më vonë.
Paraprakisht dyshohet se avioni është rrëzuar për shkak të disa problemeve teknike gjatë një fluturimi rutinë. Ministria konfirmon se si pasojë e përplasjes së tij nuk ka asnjë të mbijetuar.
Ministria nuk raportoi dëme të jashtme në aeroplan, duke nënkuptuar se raketat, dronët apo zogjtë nuk dyshohen se kanë shkaktuar rrëzimin.
An-26 është një avion i epokës sovjetike që përdoret kryesisht për të transportuar ngarkesa të rënda dhe numër të vogël pasagjerësh në distanca të shkurtra deri të mesme.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)