Një ngjarje e rëndë është shënuar në detin Egje, ku të paktën 18 emigrantë kanë humbur jetën pasi gomonia me të cilën udhëtonin u mbyt pranë brigjeve të Bodrumit, në Turqi.
Sipas rojës bregdetare turke, incidenti ndodhi të mërkurën, ndërsa në bord ndodheshin dhjetëra persona që po përpiqeshin të kalonin drejt ishujve grekë. Gjatë operacioneve të kërkim-shpëtimit, autoritetet arritën të shpëtojnë 21 emigrantë të gjallë, ndërsa trupat e 18 viktimave u nxorën nga deti.
Deri më tani nuk ka informacione për identitetin apo kombësinë e personave të përfshirë, ndërsa kërkimet vijojnë për të gjetur persona të tjerë që mund të rezultojnë të zhdukur.
Ngjarje të tilla janë të shpeshta në Deti Egje, një nga rrugët më të rrezikshme që përdorin emigrantët për të kaluar nga Turqia drejt Greqisë dhe më pas në vendet e Bashkimit Europian.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)