Protestat në Iran, Trump: Teherani ka kërkuar negociata, përgatitje për takim

Megjithatë, presidenti amerikan paralajmëroi se Shtetet e Bashkuara mund “të veprojnë edhe përpara se të mbahet takimi”.

12.01.2026. 09:31

Protestat në Iran, Trump: Teherani ka kërkuar negociata, përgatitje për takim

Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi se udhëheqësit iranianë kanë kërkuar të nisin negociata, pas kërcënimeve të Shteteve të Bashkuara për ndërhyrje ushtarake, teksa Irani po përballet me protesta masive anti-qeveritare në mbarë vendin.

“Udhëheqja iraniane na ka telefonuar,” tha Trump për gazetarët në bordin e Air Force One, duke shtuar se “po përgatitet një takim: ata duan të negociojnë”. Megjithatë, presidenti amerikan paralajmëroi se Shtetet e Bashkuara mund “të veprojnë edhe përpara se të mbahet takimi”.

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, deklaroi se protestat në nivel kombëtar “janë bërë të dhunshme dhe të përgjakshme për t’i dhënë një justifikim” presidentit Trump të ndërhyjë. Gjatë një takimi me diplomatë të huaj, ai tha se dhuna u përshkallëzua gjatë fundjavës, por se “situata tani është plotësisht nën kontroll”.

Araghchi njoftoi gjithashtu se interneti, i ndërprerë për rreth 86 orë, do të rikthehet së shpejti në Iran, por “në koordinim me autoritetet e sigurisë”. Lidhja do të rikthehet edhe për ambasadat dhe ministritë, pa dhënë një afat të saktë.

Me protestat në Iran që vijojnë prej afro dy javësh, për shkak të vështirësive ekonomike dhe me kërkesën për largimin e liderëve të Republikës Islamike, deri më tani janë konfirmuar 545 të vrarë, teksa aludohet për afro 2 mijë viktima. Ndërkohë, rreth 11 mijë persona janë arrestuar nga autoritetet.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)