Ambasadori i SHBA: Izraeli ka të drejtë biblike të pushtojë të gjithë Lindjen e Mesme

“Do të ishte shumë mirë nëse Izraeli do ta merrte të gjithën”, pohoi ai në një intervistë me gazetarin amerikan Tucker Carlson, në të cilën ambasadori i SHBA-së mbrojti veprimet e Izraelit në Rripin e Gazës.

21.02.2026. 08:25

Ambasadori i SHBA: Izraeli ka të drejtë biblike të pushtojë të gjithë Lindjen e Mesme

Ambasadori i SHBA-ve në Tel Aviv, Mike Huckabee ka bërë një deklaratë tepër të fortë duke thënë se Izraeli “ka një të drejtë biblike” për të pushtuar të gjithë Lindjen e Mesme, ose të paktën pjesën më të madhe të saj.

“Do të ishte shumë mirë nëse Izraeli do ta merrte të gjithën”, pohoi ai në një intervistë me gazetarin amerikan Tucker Carlson, në të cilën ambasadori i SHBA-së mbrojti veprimet e Izraelit në Rripin e Gazës.

Pasi Huckabee pretendoi se Izraeli ka një të drejtë biblike mbi sipërfaqe të gjera të Lindjes së Mesme, Carlson i kërkoi atij të sqaronte cilave territore po i referohej.

“Do të ishte shumë mirë nëse do ta merrnin të gjithën”, u përgjigj Huckabee, duke iu referuar të drejtës biblike të Izraelit mbi zonën që shtrihet nga Nili deri në Eufrat.

“Por nuk mendoj se kjo është ajo për të cilën po flasim këtu sot… Ata nuk duan ta kuptojnë, nuk kërkojnë ta kuptojnë”, tha ai.

Huxkabee theksoi se Izraeli i referohet zonës ku aktualisht ekziston shteti i Izraelit dhe kërkon të jetojë në paqe, duke vënë në dukje se shteti hebre nuk po përpiqet të marrë kontrollin e Jordanisë, Sirisë, Irakut apo ndonjë vendi tjetër, por dëshiron të ruajë popullsinë e tij.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)