Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Saeed Khatibzadeh, ka deklaruar se presidenti amerikan Donald Trump ka kaluar një “vijë të kuqe shumë të rrezikshme” pas vrasjes së liderit Suprem të Iranit, Ali Khamenei. Në një intervistë për CNN, Khatibzadeh paralajmëroi se Irani “nuk ka zgjidhje tjetër veçse të përgjigjet”.
Sipas tij, nga këndvështrimi fetar, Khamenei ishte një lider i madh shpirtëror dhe shumë besimtarë shiitë në rajon dhe në mbarë botën do të reagojnë ndaj vrasjes së tij. “Presidenti Trump kaloi një vijë shumë të rrezikshme të kuqe”, u shpreh ai.
Zyrtari iranian theksoi se Teherani ka komunikuar me shtetet arabe të Gjirit, duke u kërkuar mbylljen e bazave ushtarake amerikane që, sipas Iranit, përbëjnë kërcënim të vazhdueshëm. Ai paralajmëroi se, nëse këto baza nuk mbyllen, Irani do të detyrohet të kundërpërgjigjet.
“Irani nuk mund të arrijë territorin amerikan, ndaj nuk kemi opsion tjetër veçse të sulmojmë bazat që janë nën juridiksionin e SHBA-së”, deklaroi Khatibzadeh, duke shtuar se situata mbetet tejet e tensionuar.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)