Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, deklaroi se hakmarrja ndaj Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara përbën “të drejtë legjitime dhe detyrë” të Republikës Islamike, pas vrasjes së Udhëheqësit Suprem, Ali Khamenei.
Në një deklaratë të transmetuar nga mediat shtetërore iraniane, Pezeshkian tha se Khamenei u vra “nga duart e kriminelëve më të ligj në botë” dhe theksoi se Irani do ta përmbushë “me gjithë fuqinë” përgjegjësinë për gjakmarrje ndaj autorëve dhe drejtuesve të këtij akti, që e cilësoi si krim historik.
Ndërkohë, zëvendësministri i Jashtëm iranian, Saeed Khatibzadeh, në një intervistë për CNN, akuzoi presidentin amerikan Donald Trump se ka kaluar një “vijë shumë të rrezikshme të kuqe”. Sipas tij, shumë besimtarë shiitë në rajon dhe në mbarë botën do të reagojnë ndaj vrasjes së Khameneit dhe Teherani “nuk ka zgjidhje tjetër veçse të përgjigjet”.
Khatibzadeh bëri të ditur se Irani ka komunikuar me shtetet arabe të Gjirit për mbylljen e bazave ushtarake amerikane, të cilat i konsideron kërcënim. Ai paralajmëroi se, nëse kjo nuk ndodh, Irani do të sulmojë objektivat nën juridiksionin amerikan. Sa i përket diplomacisë, ai tha se SHBA-ja e ka “zhgënjyer” vazhdimisht Iranin dhe se konflikti ishte “një luftë e zgjedhur”.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)