Tensionet në rajon janë rritur ndjeshëm pas raportimeve për një raketë iraniane që u pikas mbi hapësirën ajrore turke, duke shkaktuar reagime të menjëhershme nga autoritetet dhe strukturat e sigurisë së NATO-s.
Sipas AFP, Turqia “nuk ishte shënjestër” e raketës së lëshuar nga Irani, e cila u shkatërrua nga sistemet e mbrojtjes ajrore të NATO-s pasi u identifikua mbi hapësirën ajrore turke.
Një zyrtar turk, i cituar nga AFP, deklaroi se objektivi i raketës nuk ishte territori turk. “Ne besojmë se synonte një bazë në Qipron Greke, por doli nga drejtimi”, tha ai.
Sipas burimeve zyrtare, raketa iraniane u neutralizua në ajër nga forcat mbrojtëse të NATO-s sapo u pikas, duke shmangur çdo rrezik të mundshëm për territorin turk.
Ndërkohë, Ankaraja zyrtare theksoi se rezervon të drejtën për t’iu përgjigjur çdo veprimi që përbën kërcënim ndaj sigurisë dhe sovranitetit të vendit, duke lënë të hapur mundësinë e reagimeve të mëtejshme nëse situata do të përshkallëzohet.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)