“Ne e respektojmë...”, Irani mohon të këtë lëshuar raketë drejt Turqisë

Irani deklaroi se e respekton Turqinë duke mohuar lajmet se ka lëshuar një raketë drejt saj një ditë më parë.

Burimi: TGcom

05.03.2026. 07:37

“Ne e respektojmë...”, Irani mohon të këtë lëshuar raketë drejt Turqisë

Forcat e armatosura në Iran kanë përgënjeshtruar lajmet se një raketë balistike e lëshuar prej tyre kishte si objektiv Turqinë.

“Ne e respektojmë integritetin territorial të Turqisë, është një vend mik dhe fqinj”, shkruhet në reagimin e ushtrisë iraniane.

Një ditë më parë, Ministria e Mbrojtjes në Turqi dha lajmin se një raketë cruise ishte rrëzuar nga mbrojtja raketore e NATO në zonën e Mesdheut teksa hynte në hapësirën ajrore turke.

Sekretari Marco Rubio dhe ministri i jashtëm turk Hakan Fidan, patën gjithashtu një bisedë telefonike të mërkurën në lidhje me këtë çështje, teksa Turqia thërriti dhe ambasadorin iranian për sqarime.

Burimet jo zyrtare nga Ankaraja, që citojnë një ushtarak turk, bëjnë me dije se raketa e nisur kishte si destinacion bazën ushtarake të vendosur në Qipro, por ajo kishte devijuar gjatë rrugës.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)