Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka bërë një deklaratë të fortë në lidhje me konfliktin mes Iranit dhe SHBA e Izraelit, i cili tashmë ka hyrë në ditën e tij të gjashtë.
Un ka shprehur gatishmërinë që të ndihmojë me armatim Iranin nëse ky i fundit ia kërkon një gjë të tillë, duke shtuar se kanë në dispozicion dhe raketa, një prej të cilave mund ta fshijë farë Izraelin nga harta.
Sipas tij, sulmet e përbashkëta të Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit kundër Iranit janë të paligjshme dhe shkelje e sovranitetit.
Që nga nisja e konfliktit, të paktën 926 iranianë janë vrarë dhe 6,186 të tjerë janë plagosur nga sulmet SHBA-Izrael kundër Iranit.
Të dhënat konfirmohen nga Ministria iraniane e Shëndetësisë e cila specifikon se 180 nga viktimat ishin nën 18 vjeç, teksa 13 për qind e të vdekurve ishin gra dhe vajza.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)