Një pikë këmbimi valutor është grabitur me armë zjarri mëngjesin e së enjtes në Tiranë.
Sipas të dhënave paraprake, një personi i maskuar dhe i armatosur ka hyrë brenda pikës së këmbimit valutor që ndodhej në një qendër tregtare në zonën e “5 majit”.
Pasi ka kërcënuar punonjësit, grabitësi ka arritur të marrë një sasi parash, dhe më pas është larguar me shpejtësi.
Kanë qenë punonjësit e pikës ata që kanë lajmëruar policinë, e cila arriti menjëherë në vendngjarje dhe ka rrethuar zonën.
Ende nuk ka detaje për ngjarjen, teksa po shikohen kamerat e sigurisë për të krijuar një identikit të grabitësit.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)