Sekretariati i Etikës në Kuvendin e Shqipërisë ka vendosur të përjashtojë nga punimet me 20 ditë deputetin e Partisë Mundësia, Agron Shehaj.
Kërkesa për përjashtimin e Agron Shehaj ishte bërë nga një grup deputetësh socialistë.
Sipas deputetëve socialistë, Shehaj përdori gjuhë të papërshtatshme dhe bllokoi punën normale të Kuvendit.
Në seancën e së hënës, Shehaj pati një përballje me deputetët socialistë në lidhje me protestën e banorëve të Rrjollit.
Pas debateve, nënkryetarja e Kuvendit u detyrua të merrte masa ndaj Shehajt deri në përjashtimin e tij nga seanca. Deputeti refuzoi të dilte dhe seanca më pas u ndërpre.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)