Dronë dhe gomone ushtarake izraelite rrethojnë flotiljen e dytë me ndihma drejt Gazës
Aktivistët raportojnë gjithashtu ndërprerje të komunikimeve dhe humbje kontakti me disa prej anijeve.
07:08 11 h më parë30.04.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Spiropali u shpreh e habitur se si shkarkimin e saj e paralajmëroi Berisha në Parlament, ndërsa kreu i PD e cilësoi Spiropalin viktimë të Belinda Ballukut dhe betejës për pushtet mes klaneve në Partinë Socialiste.
Elisa Spiropali dhe krydemokrati Sali Berisha janë përplasur në seancën e sotme plenare për mënyrën si ajo u shkarkua nga detyra si ministre e Jashtme e vendit, në mbledhjen e Grupit të PS.
Spiropali u shpreh e habitur se si shkarkimin e saj e paralajmëroi Berisha në Parlament.
“Unë flas dhe gjuhë tjetër, më mirë se shqipen nuk flas asnjë gjuhë tjetër. Kam folur si duhet për Shqipërinë. Çdo detyrë është nder i madh. Jam e qartë dhe e qetë. Më vjen keq... Largimin e paralajmëroi Sali Berisha në Parlament. Vetëm për këtë jam e habitur që i doli fjala”, tha deputetja socialiste.
Berisha mori fjalën duke e cilësuar Spiropalin si viktimë të Belinda Ballukut dhe betejës për pushtet mes klaneve në Partinë Socialiste. Sipas Berishës Spiropali ka pretenduar postin e zv/kryeministres me largimin e Ballukut për shkak të problemeve me drejtësinë dhe prej kësaj aspirate e pësoi me shkarkimin si shefja e diplomacisë shqiptare.
“Je viktima më e parëndësishme e Lubisë dhe më e merituara. Në një kohë kur sytë e shqiptarëve drejtoheshin drejt asaj sikur të ishte korba e zezë, në fakt aty afër ishte, ti na vije si nuse këtu, e veshur me të bardha, me të gjitha aksesorët. Pse çfarë kujton ti se bar hante Lubia? Ndaj dhe nuk e ke nga Sali Berisha, jo, e ke nga vetja jote, se jo që nuk e mbroje, përkundrazi gëzoheshe se tani do bëheshe ti zëvendëskryeministre, nuk ta priste mendja se ishte kjo tjetra, kloni i Lubisë. Ja ku e ke klonin! Ti ke probleme të mëdha në shkenca. Kjo është kloni. Ndaj dhe nuk e ke nga Sali Berisha atë, se për Sali Berishën, Edi Rama të lartësonte njëlloj siç lartësoi këtë klonin e Lubisë, por e ke nga vetja jote se more përpjetë ti. Iku Lubia, the tani, ja shiheni, unë do jem Lubia juaj tani, u thoshte kjo. Dhe këta të dhanë atë që meritove”, ia ktheu Berisha, ish-ministres së Jashtme.
Spiropali replikoi sërish duke ironizuar fuqinë që ka kreu i PD, teksa tha se nuk ka asgjë në dorë, e aq më tepër të lëvizë ministra në qeveri me fjalën e tij.
“I nderuar kryetar replika ishte me deputetin Belind Këlliçi dhe jo me deputetin Sali Berisha që nuk I lë radhë deputetëve të tij të marrin fjalën këtu. Unë tani replikën e kam me Sali Berishën. Nuk e dija por shkakton një lloj emocioni të caktuar të kthehem të bëj replikë me Berishën. Të gjithë e kanë nga vetja Sali, asnjë nuk e ka nga të tjerët. Të gjithë nga vetja e kanë, unë nga vetja, ti nga vetja. Dhe për veten vetëm mbajmë përgjegjësi mbi këtë dhe, kështu që ta bëjmë analizën, të shohim se ku jemi dhe ku ishim dhe të shohim edhe për të ardhmen. Por ti nëse bën analizën e vetes së të tjerëve që sigurisht ti s’ke asnjë përgjegjësi se ti nuk lëviz dot më një gur, jo më të lëvizësh njerëz nga qeveria, sigurisht që vetja është ajo që na sjell ku jemi dhe vetëm për veten mbajmë përgjegjësi. Për të tjerat mbajnë përgjegjësi ata që i bëjnë”, u shpreh Spiropali.
Sipas dokumentit, janë evidentuar kufizime që lidhen me të drejtat themelore, përfshirë komunikimin me mediat, kontaktet me familjen dhe ndërveprimin me bashkëpunëtorët politikë.
17:16 1 h më parë30.04.2026.
Autori
Seanca e radhës për çështjen “Partizani” është shoqëruar me akuza të forta nga i pandehuri Jamarbër Malltezi, i cili ka kundërshtuar dëshminë e dhënë në gjykatë nga Taulant Balla.
17:16 1 h më parë30.04.2026.
Autori
Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, është paraqitur këtë të enjte në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në kuadër të një hetimi në vijim.
17:04 2 h më parë30.04.2026.
Autori
Pasi ka përfunduar dëshminë e tij në seancën e dosjes "Partizani", kreu i grupit parlamentar socialist Taulant tha se shpreson të thirret dhe për dosjen e 21 janarit.
16:18 2 h më parë30.04.2026.
Autori
Organi i akuzës po heton dyshimet se Balluku ka favorizuar kompaninë e Arbër Abazit, përmes një paracaktimi të procedurës fituese. Abazi, administrator i “Alko-Impex General Construction”, rezulton të ketë lidhje familjare me Ballukun, pasi bashkëjeton me vajzën e tezes së saj.
15:10 3 h më parë30.04.2026.
Autori
Policia ka zbuluar një miniserë në mes të pyllit në fshatin Dardhëz të Mirditës, ku ishin mbjellë kanabis në faën fillestare të mbirjes. Policia zbuloi dhe poseduesin, një 27-vjeçar nga Shënkolli i Lezhës.
14:31 4 h më parë30.04.2026.
Autori
Bashkia Mat do të shndërrojë qytetin e Burrelit në një qendër të gjallë aktivitetesh më 1 dhe 2 maj, në kuadër të 104-vjetorit të themelimit të tij si Qendër Administrative e Nënprefekturës Mat.
14:19 4 h më parë30.04.2026.
Autori
Taulant Balla në cilësinë e kallëzuesit është paraqitur si dëshmitar në gjyqin për dosjen "Partizani", për të cilën akuzohen ish-kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi. Balla tha se kallëzimi nuk ishte vendim i Grupit të PS dhe zbuloi si siguroi dokumentet e dorëzuara në SPAK.
14:07 4 h më parë30.04.2026.
Autori
Një ndër ata që që përjashtohet sipas Nokës është ish-deputeti Ervin Salianji, të cilin me ironi e quajti “Gysi”, si referencë për biznesmenin e shpallur në kërkim nga SPAK, Ergys Agasi. Madje Noka shkoi edhe më tej duke aluduar se Salianji është administratori i bizneseve që zotëron Agasi.
13:44 5 h më parë30.04.2026.
Autori
Komente (0)