Spitali Onkologjik, ministrja Sala: Krijohet Instituti Kombëtar i Kancerit dhe Tumoreve

Situata me barnat dhe pajisjet në Spitalin Onkologjik në QSUT ka çuar në një plan të minstres së Shëndetësisë Evis Sala për transformim të shërbimit onkologjik në të gjithë vendin.

05.03.2026. 11:30

Në një konferenë për mediat, Sala bëri me dije krijimin e Institutit Kombëtar të Kancerit dhe të Rrjetit Kombëtar të Tumoreve, duke paralajmëruar gjithashtu një analizë të plotë të situatës aktuale të shërbimit. Ajo shtoi se po planifikohet zgjerimi i bashkëpunimit me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike për aparatet Pet Scan.

Sakaq, ministrja Sala bëri të ditur se në QSUT do të krijohet një qendër e specializuar për kancerin e gjirit, ku pacientët do të trajtohen nga qendra multidimensionale me ekspertizë të specializuar.

“Viti 2026 shënon nisjen e një reforme historike për sistemin spitalor shqiptar. Është krijuar një grup pune multisektorial me pjesëmarrjen e ekspertëve kombëtarë dhe ndërkombëtarë për hartimin e Planit Kombëtar Spitalor. Prioritet do të jetë përgatitja e ndryshimeve për Komitetin Këshillimor dhe finalizimi i kuadrit institucional për vendimmarrje të bazuar në evidence, si dhe hartëzimi i situatës aktuale të sistemit spitalor: performanca, kapacitetet reale, shpërndarja gjeografike e shërbimeve dhe nevojat demografike,” tha ministrja Sala.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)