Turistja vdiq pasi 13-vjeçari hodhi statujën nga ballkoni, prindërit akuzohen për vrasje

30-vjeçarja Chiara Jaconis po festonte ditëlindjen e saj në Napoli së bashku me të dashurin, kur u godit për vdekje nga një statujë 2 kg e rëndë, teksa ecte në rrugë.

Burimi: TGCOM

23.04.2026. 21:16

Turistja vdiq pasi 13-vjeçari hodhi statujën nga ballkoni, prindërit akuzohen për vrasje

Vdekja e një turisteje në vitin 2024, në Itali, e shkaktuar nga goditja prej statujës që një 13-vjeçar hodhi nga dritarja e ballkonit të shtëpisë, është rikthyer në vëmendjen e mediave pasi prindërit e të miturit po akuzohen për vrasje.

30-vjeçarja Chiara Jaconis po festonte ditëlindjen e saj në Napoli së bashku me të dashurin, kur u godit për vdekje nga një statujë 2 kg e rëndë, teksa ecte në rrugë.

Prindërit e fëmijës 13-vjeçar që hodhi statujën nga ballkoni i shtëpisë, po përballen me akuza për vrasje të paqëllimshme, teksa prokurorët argumentojnë se ata nuk e kanë mbajtur nën vëzhgim të duhur djalin.

Organi i akuzës kërkon që nëna dhe babai i fëmijës të akuzohen për vrasje të pakujdesshme sepse 13-vjeçari dyshohet se ka kryer akte të ngjashme të rrezikshme edhe në të kaluarën.

Hetimet zbuluan se djali kishte hedhur më parë objekte të tjera nga ballkoni, duke përfshirë varëse rrobash, një telekomandë dhe një tablet. Megjithatë, prindërit e tij e mohojnë çdo shkelje dhe kanë pretenduar se statuja nuk u përkiste atyre.

“Kjo është një tragjedi që ka goditur dy familje të respektueshme, atë të Chiara-s dhe atë të dy profesionistëve”, tha avokati i çiftit, Carlo Bianco.

Ai shtoi se prindërit gjithmonë kanë treguar “kujdes dhe mbrojtje të madhe ndaj djalit të tyre, i cili ka vuajtur nga probleme shëndetësore që nga lindja”.

Çifti ka apeluar vendimin e gjykatës për të liruar djalin e tyre nga akuzat për shkak të moshës së tij, duke argumentuar se ai duhet të lirohet bazuar në faktet e çështjes dhe jo thjesht për shkak të moshës së tij.

Por, prindërit e Chiarës po kërkojnë drejtësi. “Kërkesa për padi ndaj prindërve të fëmijës që dyshohet se hodhi nga ballkoni statujën që vrau Chiarën tone është një hap që e kemi pritur. Nuk na shpërblen dhe as nuk na kënaq sepse një udhëtim tjetër i vështirë dhe i mundimshëm na pret. Por është një fillim. I vetmi ngushëllim që do të na ndihmojë të përballojmë këtë udhëtim të ri të mundimshëm, të përbërë nga seanca dëgjimore, dëshmi dhe marrje në pyetje, është se më në fund po arrijmë te e vërteta, ajo që kemi kërkuar gjithmonë”, tha babai i saj, Gianfranco Jaconis.

Foto: X

Pamjet e kamerave të sigurisë kishin kapur momentin e tmerrshëm kur Chiara u plagos. Aty shihet turistja duke ecur nëpër lagjen Spanjolle të Napolit me të dashurin e saj Livio Rousseau, kur ajo goditet papritur dhe bie pa lëvizur në tokë.

Në sekondat që pasojnë, i dashuri i saj në gjunjë shihet teksa bërtet dhe kërkon ndihmë. Mjekët mbërritën në vendngjarje dhe Chiara u dërgua në spital, ku ndërrojë jetë dy ditë më vonë nga lëndimet traumatike në tru.

Statuja, e cila përshkruante një hyjni të lashtë pagane,t huhet se ra nga një apartament në katin e tretë ndërsa Chiara kalonte pranë. Statuja, e cila peshonte pak më shumë se 2 kg, ra nga një lartësi prej dhjetë metrash dhe, para se të binte në tokë, u copëtua në ballkonin poshtë, në katin e dytë, duke u thyer. Një nga copat e goditi Chiarën në kokë duke i shkaktuar vdekjen.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Etiketat:

Komente (0)