Aksident me vdekje në Kavajë, makina përplas kalimtarin

Një këmbësor ka humbur jetën në Kavajë si pasojë e një aksidenti rrugor mbrëmjen e së enjtes.

23.04.2026. 21:49

Aksident me vdekje në Kavajë, makina përplas kalimtarin

Një aksident me pasojë vdekjen e një kalimtarë është regjistruar mbrëmjen e së enjtes në aksin rrugor Kavajë–Rrogozhinë, në afërsi të mbikalimit të Gosës.

Sipas të dhënave nga policia, automjeti me drejtues shtetasin R. Q., 39 vjeç, ka aksidentuar një këmbësor ende të paidentifikuar.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, këmbësori ka ndërruar jetë në vendngjarje për shkak të dëmtimeve të mëdha.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e shtetasit që humbi jetën, si dhe për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)