Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar nga foltorja e Kuvendit shkarkimin dhe emërimin e ministrave të rinj të kabinetit të qeverisë Rama.
Teksa i cilësoi si klonet e Belinda Ballukut emrat e rinj në qeveri, Berisha deklaroi se edhe ata do të kenë të njëjtin fati, pasi kanë vjedhur bashkë me të.
“Kaluan klonet e Lubisë. Ju që u emëruat nuk keni turp që vini si përfaqësues të Lubisë dhe jo të qytetarëve. Fatin e Lubisë do keni dhe ju sepse keni vjedhur bashkë me të. Lubia e ka kapur Ramën për fyti dhe ai bën si thotë ajo. Forcë që ta mbrojë atë pa shkuar atje ku e ka vendin nuk ka. Do i shkosh ti Klosi në burg Lubisë apo jo apo po pret që të shkojë dhe Rama. Ju do ulni kokën. Koha juaj ka marrë fund. Koha e Edi Ramës ka marrë fund”, u shpreh Berisha.
Në seancën e Kuvendit u votuan me votat e mazhorancës dekretet për shkarkimin dhe emërimin e ministrave të rinj.
Seanca pati debate mes deputetëve të opozitës dhe kreut të Kuvendit në lidhje me zbatimin e rregullores dhe në një moment u bllokua dhe foltorja.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)