Përplasje për imunitetin e Ballukut, mes tensioneve në Kuvend votëbesohen ministrat e rinj

Dekreti i Presidentit Begaj për emrat e rinj të qeverisë u votua në Kuvend vetëm me votat e maxhorancës, teksa opozita protestonte në foltoren e Kuvendit për të drejtën e fjalës.

05.03.2026. 10:51

Përplasje për imunitetin e Ballukut, mes tensioneve në Kuvend votëbesohen ministrat e rinj

Me votat e mazhorancës socialiste u miratuan sot në Kuvend ndryshimet në kabinetin qeveritar, në një seancë të shoqëruar me tensione dhe përplasje me opozitën.

Deputetët e Partisë Demokratike bllokuan për disa minuta foltoren e Kuvendit, duke shkaktuar ndërprerje të përkohshme të punimeve, ndërsa kryeparlamentari Peleshi e cilësoi tentativën e tyre një “skenar pa sens për të prishur seancën”.

Seanca nisi me debate mes mazhorancës dhe opozitës lidhur me kërkesën e SPAK për arrestimin e zv/kryeministres, Belinda Balluku. Opozita kërkoi përfshirjen në rendin e ditës të raportit të saj për heqjen e imuniteti me kreun e Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, që akuzoi mazhorancën për zvarritje të procedurës, duke theksuar se ka mbetur vetëm një javë që kërkesa të konsiderohet e rrëzuar.

Nga ana tjetër, drejtuesi i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, deklaroi se mazhoranca është brenda afatit dyjavor për hartimin e raportit të saj, i cili do të paraqitet në seancën e 12 marsit, së bashku me raportin e opozitës.

Pas votimit në Kuvend, ministrat e rinj pritet të paraqiten në Presidencë përpara Bajram Begaj, ku do të kryejnë betimin në Kushtetutë, për të marrë zyrtarisht detyrën.

Kujtojmë se kreu i shtetit dekretoi riformatimin e kabinetit 48 orë pasi zhvilloi një takim me kryeministrin Edi Rama.

Shkarkimet:

Zv/kryeministrja dhe ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës - Belinda Balluku - 85 vota

Ministrja e Jashtme - Elisa Spiropali - 83 vota

Ministri i Mbrojtjes  - Pirro Vengu - 81 vota

Ministrja e Brendshme  - Albana Koçiu - 83 vota

Ministri i Drejtësisë - Besfort Lamallari -  83 vota

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin - Toni Gogu - 82 vota

Emërimet:

Albana Koçiu - zv/Kryeministre (83 vota pro, 3 kundër)

Ferit Hoxha - Ministër i Jashtëm (83 pro, 4 kundër)

Besfort Lamallari - Ministër i Brendshëm (83 vota pro, 4 kundër)

Ermal Nufi - Ministër i Mbrojtjes (83 vota pro, 6 kundër)

Toni Gogu - Ministër i Drejtësisë (83 vota pro, 5 kundër)

Enea Karakaçi - Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë (83 vota pro, 6 kundër)

Eriona Ismaili - Ministre e Shtetit për Marrëdhënie me Parlamentin (82 vota pro, 4 kundër)

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)