Data 5 mars është afati i fundit për Prishtinën për të zgjedhur kandidatët për presidentin e vendit. Teksa Vetëvendosja në pushtet ka zgjedhur Glauk Konjufcën, procedurat nuk mund të nisin pasi duhen minimalisht dy të tillë.
Për këtë pas mbledhjes së qeverisë kryeministri Albin Kurti i kërkoi opozitës një kandidaturë të dytë për President. “Pasdite duhet t’i vazhdojmë përpjekjet që ta zgjedhim presidentin. Urojmë, besojmë, shpresojmë edhe në një kandidaturë të dytë, në mënyrë që ta përmbushim kërkesën kushtetuese për garë”, tha ai.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)