Peleshi në Prishtinë, takon Osmanin dhe Kurtin: Mbështetje për agjendën euroatlantike

Peleshi përshëndeti edhe rezolutën në mbështetje të ish-drejtuesve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, duke theksuar rëndësinë e një procesi të drejtë dhe të paanshëm.

02.03.2026. 14:26

Peleshi në Prishtinë, takon Osmanin dhe Kurtin: Mbështetje për agjendën euroatlantike

Kreu i Kuvendit Niko Peleshi, ka zhvilluar sot një vizitë zyrtare në Prishtinë, ku u takua me drejtuesit kryesorë të institucioneve të Kosovës. Në fokus të takimeve ishte forcimi i bashkëpunimit mes dy vendeve dhe koordinimi politik në një moment të rëndësishëm për rajonin.

Në takimin me kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, u diskutua për nisjen e legjislaturës së re dhe rritjen e bashkëpunimit parlamentar, përmes shkëmbimeve mes komisioneve dhe përafrimit të legjislacionit në funksion të integrimit evropian.

Peleshi përshëndeti edhe rezolutën në mbështetje të ish-drejtuesve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, duke theksuar rëndësinë e një procesi të drejtë dhe të paanshëm.

Me kryeministrin Albin Kurti, bisedimet u përqendruan në thellimin e bashkëpunimit ekonomik e politik, si dhe në koordinimin rajonal.

Të dy palët riafirmuan mbështetjen për dialogun Kosovë–Serbi, të lehtësuar nga BE-ja dhe të mbështetur nga SHBA-të, me synimin për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare të bazuar në njohje të ndërsjellë.

Gjatë takimit me presidenten Vjosa Osmani, u diskutua për përpjekjet e Kosovës për njohje të reja dhe anëtarësim në organizata ndërkombëtare. Peleshi rikonfirmoi mbështetjen e Shqipërisë për synimin e Kosovës për statusin e vendit kandidat në BE dhe për anëtarësim në NATO.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)