Sali Berisha ka qenë i ashpër me mazhorancën në lidhje me vonesat për të paraqitur në Kuvend raportin e anëtarëve socialistë të këshillit të mandateve për imunitetin e Belinda Ballukut.
Sipas kreut të demokratëve, mazhoranca e mbron Ballukun, pasi ajo në fakt është vetëm zbatuese e urdhrave të kryeministrit Rama, teksa shtoi se dosja e AKSH-it, nul po hetohet vetëm në Shqipëri.
“Krimet ndaj Kushtetutës janë krime të tradhtisë së lartë ndaj vendit. Kjo që bëni ju është një krim duke mbrojtur një delikuente. Po të qe puna për Lubinë, e flaknit në Lanë. Nuk ua mban sepse e dini që ajo është një shërbëtore e Ramës që ka përfituar prej tij, por sa ka vjedhur Rama, nuk ka vjedhur Rama. Ju po mbroni vjedhjet e Ramës. Në çdo vendim të saj është firma dhe mesazhet e Ramës.
Mos u keqpërdorni, shumë shpejt do e shihni veten si e keqja banale, njerëz pa vlerë. Nuk merrem me avoketërit mjeranë, por me Ramën. E keni të humbur këtë betejë. Dosja e Lubisë është e Edi Ramës. Mirlindat dhe Lindat e AKSH-it nuk po hetohen vetëm në Shqipëri. Po hetohen nga të gjitha palët e interesuara. Ju po tregoni që jeni si skllevër të Edi Ramës. Silleni këtu t’i heqim imunitetin”, tha Berisha.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)