Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 33-vjeçar i cili qarkullonte me armë zjarri me municion. Pas informacioneve të marra në rrugë operative, policia e kapi të riun në zonën e Astirit gjatë orëve të natës.
NJOFTIMI I PLOTE
Finalizohet operacioni policor i koduar “On time”.
U kap duke lëvizur me armë zjarri pistoletë me municion luftarak, gjatë natës, në Astir, vihet në pranga 33-vjeçari.
Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë me municion luftarak.
Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas lëvizte i armatosur në Astir, shërbimet e Policisë të Komisariatit të Policisë Nr. 6 organizuan menjëherë punën për lokalizimin dhe kapjen e tij. Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, të kryera në kuadër të operacionit policor të koduar “On Time”, u arrestua në flagrancë shtetasi:
-K. Ll., 33 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas është kapur nga shërbimet e Policisë, në orët e para të datës 05.03.2026, te rrethrrotullimi i Astirit, duke lëvizur me armë zjarri pistoletë me municion luftarak.
Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për zbardhjen e qëllimit të lëvizjes me armë zjarri të 33-vjeçarit dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)