Deputeti socialist Erion Braçe ka kërkuar llogari nga ministrja e Arsimit se kur do të hapet shkolla e rikonstruktuar “11 janari” në njësinë 5, e cila sipas tij ka shkarkuar problematika të mëdha për prindërit dhe fëmijët që mësojnë aty.
Në një seancë pyetje përgjigje në Kuvend, Braçe ka shtuar se afatet kanë përfunduar, teksa shumë fëmijë po mësojnë në oraret e pasdites.
“Lidhet me ndërtimin e Shkollës “11 janari” në njësinë nr.5. Ndërtimi i shkollës është një e mirë publike. Janë ndërtuar shumë, por ka shqetësime nga fëmijët dhe prindërit. Në mars u vendos një afat që shkolla të ishte e përfunduar. Shkolla ka përfunduar në tetor dhe jemi në mars. Nga dhjetori prindërve iu është ndryshuar jeta, që zhvillojnë mësim pasdite. Ndryshojnë agjendat e prindërve që janë nëpër punë. Procesi i nxënies për nxënësit ka ndryshuar. Nëse institucionet do të menaxhonin gjendjen, ajo do ishte më mirë”, tha Braçe.
Ndërkohë, ministrja u përgjigj se aktualisht shkolla po kompletohet me pajisje, por hapjen e saj e shty për në muajin shtator, me nisjen e vitit të ri arsimor.
“Ky është një investim i rëndësishëm për Tiranën. E ndaj shqetësimin tuaj. Ndërtimi i godinës së shkollës ka përfunduar. Por nuk mjaftojnë muret, por duhet bërë dhe mobilimi. Aktualisht po bëhet mobilimi i shkollës. Një pjesë e mobilieve kanë hyrë në ndërtesë. Kemi një ndërtesë moderne. Do të ketë 33 klasa mësimore, duke siguruar kapacitetet e nevojshme. Janë 10 laboratorë të specializuar, do të ketë sallë multimediale dhe një palestër të madhe. Nxënësit e kësaj shkolle po zhvillojnë mësim te “Emin Duraku” as 120 metra larg. Edhe kjo shkollë është e re, e ndërtuar me infrastrukturë evropiane. Jemi në fund të vitit shkollor dhe do jetë një erë e mirë në shtator të vitit të ardhshëm”, tha Kumbaro.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)