Rritja e çmimit të bukës në Korçë, Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin

Autoriteti i Konkurrencës ka nisur menjëherë monitorimin e tregut pas sinjalizimeve se çmimi i bukës në Korçë është rritur nga 120 lekë në 150 lekë, duke e rritur në mënyrë të njëkohshme me mbi 25 për qind.

05.03.2026. 11:41

"Ligji nr. 9121/2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës” ndalon të gjitha marrëveshjet të cilat kanë si objekt ose si pasojë pengimin, kufizimin ose shtrembërimin e konkurrencës në treg, veçanërisht marrëveshjet që caktojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, çmimet e blerjes ose të shitjes, apo çdo kusht tjetër tregtimi", thotë AK në njoftimin e saj.

Konkurrenca paralajmëron subjektet se abuzimi dënohet me 10 për qind të xhiros vjetore të vitit financiar paraardhës.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)