Zgjedhja e presidentit, Kurti sfidon opozitën: Sillni tre emra; rikthehet në skenë Vjosa Osmani

Vetëvendosje fton PDK-në dhe LDK-në që së bashku të propozojnë tre emra për president në Kosovë.

Burimi: Kosovapress

25.04.2026. 16:45

Zgjedhja e presidentit, Kurti sfidon opozitën: Sillni tre emra; rikthehet në skenë Vjosa Osmani

Vetëvendosje dhe kryeministri Albin Kurti duket se janë gati të bëjnë lëshime të reja karshi ngërçit që mban peng prej javësh tashmë zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.

Në një njoftim për mediat, VV bën me dije se është gati të tërheqë kandidatët e saj për këtë post Glauk Konjufca dhe Fatmire Mulhaxha Kollçaku duke qenë se nuk patën mbështetjen e faktorëve të tjerë.

Partia në pushtet fton PDK dhe LDK që të sjellin së bashku tre emra për president. Sipas VV, afati për këtë zhvillim është mbrëmja e sotme.

Menjëherë ka reaguar dhe Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku për këtë ftesë.

“Por, në qoftë se ka dashur marrëveshje politike me LDK-në dhe do marrëveshje politike me LDK-në, atëherë LDK mund të propozojë emra. Ne s’kemi nevojë të propozojmë tre, propozojmë një. Mund të jetë edhe Vjosa Osmani, por le të na tregojë ai 66 votat për këtë emër”, tha Abdixhiku.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)