Grabitja në Tiranë, policia jep detaje: Vodhi paratë nën kërcënimin e armës dhe u largua

Policia e Tiranës ka dhënë detaje lidhur me grabitjen e një pike të këmbimit valutor në një qëndër tregtare në kryeqytet. Sipas të dhënave paraprake një person i paidentifikuar nën kërcënimin e një pistolete ka vjedhur një shumë parash dhe është larguar.

05.03.2026. 09:54

NJOFTIMI I POLICISE

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 09:10, në rrugën “5 Maji”, një shtetas ende i paidentifikuar, nën kërcënimin e një sendi në dukje armë zjarri (pistoletë), ka vjedhur një shumë parash në një pikë këmbimi valutor brenda një qendre tregtare dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, kanë bërë rrethimin e zonës dhe kanë ngritur pika kontrolli në akset rrugore përreth.

Shërbimet e Policisë po krehin zonën dhe po vijojnë kontrollet me qëllim kapjen e autorit.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)