Irani lëshon raketën e dytë, Turqisë i sos durimi! Erdogan: Mos i prekni mijëra vite vëllazëri!

Pas raketës së dytë balistike iranine që interceptua nga NATO në kufijtë e Turqisë, Presidenti Rexhep Taip Erdogan tha se vendi i tij i ka dhënë paralajmërimet e nevojshme Iranit, por Teherani vazhdon të hedhë hapa të gabuar në raport me to.

Burimi: Daily Sabah

09.03.2026. 18:24

Irani lëshon raketën e dytë, Turqisë i sos durimi! Erdogan: Mos i prekni mijëra vite vëllazëri!

Raketa e dytë balistike e lëshuar nga Irani në drejtim të saj në vetëm 9 ditë luftë në Lindjen e Mesme, duket se ka sosur durimin e Turqisë. Vetë Presidenti Rexhep Taip Erdogan u kujdes që të adresonte rastin në një konferencë për shtyp pas një mbledhjeje të kabinetit, duke thënë se Turqia i ka dhënë paralajmërimet e nevojshme Iranit, por Teherani vazhdon të ndërmarrë "hapa të gabuar" pavarësisht këtyre paralajmërimeve.

Erdogan theksoi se përparësia e Ankarasë është ta mbajë vendin jashtë konfliktit, ndërsa vazhdon të mbështesë diplomacinë. "Qëllimi ynë, para së gjithash, është ta mbajmë vendin tonë larg këtij zjarri. Garantimi i sigurisë së Turqisë dhe paqes së 86 milionë njerëzve është përparësia jonë më e madhe. Ashtu si në luftërat e tjera, Turqia qëndron në anën e drejtësisë dhe mbështet zgjidhjen e konflikteve përmes dialogut", theksoi ai.

Presidenti turk gjithashtu theksoi aftësitë mbrojtëse të Turqisë, duke thënë se vendi ka kapacitetin për t'iu përgjigjur kërcënimeve që synojnë sigurinë dhe sovranitetin e saj.

"Republika e Turqisë është e fortë dhe e aftë në çdo fushë. Ajo ka kapacitetin për të zmbrapsur çdo sulm dhe për të thyer duart e ndyra që synojnë mbijetesën e saj", tha ai.

Erdogan e formuloi mesazhin e tij drejtuar Iranit në terma strategjikë dhe emocionalë, duke përmendur lidhjet e thella historike midis dy vendeve, ndërkohë që e bëri të qartë se durimi i Ankarasë po mbaron.

"Askush nuk duhet të hyjë në llogari që do të hidhnin hije mbi ligjin tonë mijëvjeçar të fqinjësisë dhe vëllazërisë, një llogari që do të linte plagë të thella në zemrat dhe mendjet e kombit tonë", tha ai.

Lideri i Ankarasë shtoi se pozicioni dhe qëndrimi i Turqisë është i njohur mirë, duke treguar atë që ai e përshkroi si përpjekje të jashtëzakonshme për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të konfliktit dhe për të ndaluar gjakderdhjen.

Erdogani tha po ashtu se kishte folur me 16 udhëheqës botërorë që nga fillimi i krizës në një përpjekje për të gjetur një rrugë diplomatike për të dalë nga konflikti. Ai e përshkroi Turqinë si një vend që qëndron në anën e drejtësisë, ligjit ndërkombëtar, paqes dhe stabilitetit.

Në frontin ushtarak, presidenti tha se avionët luftarakë F-16, së bashku me avionët e paralajmërimit të hershëm dhe avionët cisternë, po monitoronin hapësirën ajrore turke 24 orë në ditë kundër kërcënimeve të mundshme. Ai nuk raportoi asnjë aktivitet ose lëvizje të pazakontë përgjatë kufirit dhe tha se masat parandaluese ishin rritur në pikat kufitare dhe në provincat e prekura.

“Tre portat kufitare të Turqisë me Iranin po funksiononjnë normalisht pa mbingarkesë”, shtoi Erdogan.

Erdogan kërkoi të siguronte tregjet dhe publikun për qëndrueshmërinë ekonomike të Turqisë. Ai tha se rezervat e bankës qendrore ishin afërsisht 200 miliardë dollarë dhe se sistemi financiar zotëronte një strukturë të fortë kapitali dhe likuiditet të mjaftueshëm për të përthithur çdo rrezik.

Në frontin bujqësor, Erdogan tha se nuk parashikonte ndonjë problem me sigurinë e furnizimit me ushqim. "Shteti ynë nuk është aspak në një pozicion të pafuqishëm. Të gjitha institucionet tona janë në gatishmëri të plotë", tha ai.

Irani ndërkohë nuk e ka pranuar zyrtarisht se ka shënjestruar Turqinë. Teherani ka thënë vazhdimisht se nuk është në luftë me vendet e rajonit dhe nuk e ka shënjestruar në mënyrë të qartë Ankaranë. Pas goditjes së raketës së parë më 4 mars, forcat e armatosura të Iranit mohuan se kanë qëlluar bërë një sulm të tillë drejt territorit turk, duke këmbëngulur se Irani do të respektojë sovranitetin e Turqisë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)