“NATO, tigër letre pa Amerikën”, Trump akuzon Aleancën për mungesë mbështetjeje: Frikacakë!

Presidenti amerikan tha se, megjithëse fitorja ushtarake ndaj Iranit është arritur me rrezik minimal për anëtarët e NATO-s, shtetet anëtare vazhdojnë të ankohen për çmimet e larta të naftës.

20.03.2026. 15:33

“NATO, tigër letre pa Amerikën”, Trump akuzon Aleancën për mungesë mbështetjeje: Frikacakë!

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka shprehur fuqishëm pakënaqësinë e tij me qëndrimin e NATO-s ndaj luftës në Iran, duke theksuar se pa pjesëmarrjen amerikane, Aleanca e Atlantikut të Veriut është "një tigër letre".

Në një postim, Trump tha se megjithëse fitorja ushtarake ndaj Iranit është arritur me rrezik minimal për anëtarët e NATO-s, shtetet anëtare vazhdojnë të ankohen për çmimet e larta të naftës që detyrohen të paguajnë.

Në të njëjtën kohë, ai theksoi se ata refuzojnë të ndihmojnë në hapjen e Ngushticës së Hormuzit. Trump po ashtu akuzoi anëtarët e NATO-s se janë frikacakë.

“Pa SHBA-në, NATO është një tigër letre! Ata nuk donin të bashkoheshin në luftën për të ndaluar një Iran me fuqi bërthamore. Tani që lufta është fituar, me shumë pak rrezik për ta, ata ankohen për çmimet e larta të naftës që detyrohen të paguajnë, por nuk duan të ndihmojnë në hapjen e Ngushticës së Hormuzit, një manovër e thjeshtë ushtarake që është arsyeja e vetme për çmimet e larta të naftës. Kaq e lehtë për ta për ta bërë, me kaq pak rrezik. Frikacakë, dhe ne do t’jua kujtojmë”, shkroi Trump.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)