“Raketat drejt Turqisë i lëshoi Izraeli”, Mojtaba Khamenei: Nuk e shpërbëni dot Iranin duke vrarë Liderin Suprem

Mojtaba Khamenei akuzoi armiqtë e Iranit për veprime destabilizuese në rajon, duke përmendur sulme të supozuara ndaj Turqisë dhe Omanit, të cilat sipas tij janë kryer nga Izraeli dhe i janë faturuar Teheranit.

20.03.2026. 16:59

“Raketat drejt Turqisë i lëshoi Izraeli”, Mojtaba Khamenei: Nuk e shpërbëni dot Iranin duke vrarë Liderin Suprem

Udhëheqësi i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, ka publikuar një mesazh të gjatë me shkrim për festën e Novruzit, i cili u lexua në televizionin shtetëror dhe u shpërnda nga mediat iraniane.

Në mesazhin prej nëntë faqesh, ai deklaron se Irani ka kaluar “tre luftëra” gjatë vitit të fundit, ndërsa përshëndeti mbështetësit e qeverisë dhe u bëri thirrje qytetarëve që festimet e Novruzit t’i zhvillojnë duke kujtuar babain e tij, Ali Khamenei, për të cilin tha se është vrarë së fundmi në luftë.

“Irani ka kaluar nëpër tre luftëra këtë vit, një me Izraelin në qershor, një tjetër luftën aktuale dhe e treta luftën e protestave vdekjeprurëse anti-establishment që filluan në fund të dhjetorit. “Lufta e Parë (qershor) ‘Armiku sionist’, me ndihmën specifike të Amerikës, nisi një sulm frikacak në mes të negociatave, duke shkaktuar martirizimin e disa prej gjeneralëve tanë më të lartë, shkencëtarëve të shquar dhe rreth 1,000 bashkëqytetarëve tanë. Armiku gabimisht besonte se populli do ta përmbyste regjimin islamik brenda një ose dy ditësh. Megjithatë, falë vigjilencës së popullit dhe trimërisë së luftëtarëve të Islamit, armiku shpejt tregoi shenja dëshpërimi dhe bëri thirrje për ndërprerje të armiqësive për të shpëtuar veten nga pragu i katastrofës. Lufta e Dytë (grushti i shtetit i janarit). Amerika dhe regjimi sionist, duke imagjinuar se problemet ekonomike do ta çonin popullin drejt përmbushjes së dëshirave të armikut, përdorën mercenarë për të kryer mizori të shumta. Kjo rezultoi në edhe më shumë martirë se konflikti i mëparshëm dhe dëme të konsiderueshme. Lufta e Tretë (në vazhdim): Aktualisht jemi në mes të kësaj lufte. Në ditën e saj të parë, i thamë lamtumirë me lot në sy Udhëheqësit tonë të Madh ndërsa ai u nis për udhëtimin qiellor. Që atëherë, i kemi thënë lamtumirë edhe martirëve të tjerë. si komandantë nga IRGC-ja, Ushtria, Policia dhe Basij. Iluzioni i armikut ishte se duke vrarë kreun e regjimit dhe figura të rëndësishme ushtarake, ata mund të krijonin frikë dhe dëshpërim, në mënyrë që të dominonin dhe në fund të fundit ta shpërbënin Iranin”, shkruan Lideri Suprem.

Në deklaratë, Khamenei shpalli edhe sloganin zyrtar për vitin e ri Iranian. “Ekonomia e rezistencës në hijen e Unitetit Kombëtar dhe Sigurisë Kombëtare”, thekson ai si mision.

Mojtaba Khamenei akuzoi gjithashtu armiqtë e Iranit për veprime destabilizuese në rajon, duke përmendur sulme të supozuara ndaj Turqisë dhe Omanit, të cilat sipas tij janë kryer nga Izraeli dhe i janë faturuar Teheranit.

“Armiku sionist ka kryer sulme me flamur të rremë për të fajësuar Iranin. Kjo taktikë mund të ndodhë edhe në vende të tjera”, këmbëngul ai.

Pavarësisht tensioneve dhe sulmeve ajrore të raportuara në rajon, ai theksoi se Irani mbetet i përkushtuar ndaj marrëdhënieve me fqinjët.

“Ne besojmë vendosmërisht në forcimin e marrëdhënieve me shtetet fqinje. Politika jonë e ruajtjes së marrëdhënieve të mira me vendet fqinje është serioze dhe reale. Ne ndajmë fenë, vendet e shenjta dhe interesat strategjike me fqinjët tanë, veçanërisht kundër arrogancës globale. Ndihemi shumë afër fqinjëve tanë lindorë. Pakistani ishte veçanërisht i dashur për Udhëheqësin tonë Martir. U bëj thirrje vendeve vëllazërore të Afganistanit dhe Pakistanit të përmirësojnë marrëdhëniet e tyre dhe jam i gatshëm të marr masat e nevojshme për të ndihmuar. Për më tepër, sqaroj se sulmet ndaj Turqisë dhe Omanit nuk u kryen nga Forcat e Armatosura të Republikës Islamike apo Lëvizja e Rezistencës. Këto ishin provokime nga armiku sionist për të shkaktuar përçarje.”

Kjo është vetëm deklarata e tretë publike e Mojtaba Khamenei që nga marrja e detyrës, ndërsa ai ende nuk është shfaqur personalisht në public mes raportimeve që është plagosur rëndë gjatë sulmeve të Izraelit dhe SHBA-ve.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)