Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth deklaroi se Mojtaba Khamenei, i quajtur edhe “Udhëheqësi i ri jo më kaq suprem” është plagosur dhe ndoshta është shpërfytyruar pas sulmeve të përbashkëta amerikane dhe izraelite. “E dimë që udhëheqësi i ri është i plagosur dhe ndoshta është shpërfytyruar”, tha Hegseth, duke e cilësuar deklaratën e Mojtaba Khamenei si “të dobët”.
Hegseth theksoi se deklarata ishte vetëm me shkrim dhe pa asnjë video apo audio. “Irani ka shumë kamera dhe regjistrues zëri. Pse një deklaratë me shkrim? Mendoj që e dini pse. Babai i tij ka vdekur. Ai është i frikësuar, i plagosur, në arrati dhe nuk ka legjitimitet. Është një katastrofë për ta. Kush është në komandë? Ndoshta as në Iran nuk e dinë”, tha ai.
Sekretari i Mbrojtjes tha gjithashtu se kapacitetet ushtarake të regjimit iranian po rrënohen me kalimin e orëve. “Me kalimin e kohës, ne dhe ata e dimë që kapacitetet ushtarake të regjimit të tyre të lig po shkatërrohen”, shtoi Hegseth. Ai analizoi edhe operacionet ajrore të SHBA dhe Izraelit mbi Iran, duke thënë se “objektivat zgjidhen sipas dëshirës përmes mbizotërimit ajror mbi Iran”.
“Shtetet e Bashkuara po shkatërrojnë ushtrimin e regjimit radikal iranian në një mënyrë që bota nuk e ka parë kurrë më parë. Mes aviacionit tonë dhe atij izraelit kemi goditur mbi 15,000 objektiva armike, më tepër se 1,000 objektiva në ditë. Teksa inteligjenca jonë bëhet gjithnjë e më e saktë, Garda Revolucionare dhe regjimi iranian shohin vetëm dy gjëra mbi aeroplanët: flamurin amerikan dhe Yllin e Davidit”, përfundoi Hegseth.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)