“Trump u tha udhëheqësve të G7 se Irani është në prag të dorëzimit”

Trump u tha aleatëve të tij se ai kishte "hequr qafe një kancer që po na kërcënonte të gjithëve".

Burimi: Axios

13.03.2026. 11:30

“Trump u tha udhëheqësve të G7 se Irani është në prag të dorëzimit”

Donald Trump u tha udhëheqësve të vendeve të G7 gjatë një telekonference të mërkurën se Irani  ishte "në prag të dorëzimit".

Sipas Axios, që citon tre zyrtarë të G7 të informuar mbi diskutimet, Trump u tha aleatëve të tij se ai kishte "hequr qafe një kancer që po na kërcënonte të gjithëve", duke marrë meritat për rezultatet e operacionit ‘Epic Fury’.

"Askush nuk e di kush është udhëheqësi, kështu që nuk ka askush që mund të njoftojë dorëzimin", besohet se ka thënë Trump, siç raporton Axios.

Shtëpia e Bardhë nuk i ka komentuar raportimet, por ajo çka dihet është se Trump sot i quajti anëtarët e udhëheqjes iraniane "paranojakë" dhe tha se ndihej i nderuar që i vrau ata.

Lufta ka vazhduar për gati pesëmbëdhjetë ditë dhe nga deklaratat aktuale prej Teheranit nuk ka shenja se regjimi iranian do të dorëzohet së shpejti.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)