Kamioni përplaset me barrierat pranë Shtëpisë së Bardhë, arrestohet shoferi
Autoritetet izoluan përkohësisht zonën, gjithashtu konfirmuan se nga incidenti nuk raportohet për persona të lënduar.
14:25 1 ditë më parë11.03.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Teksa komentonte konfliktin në Lindjen e Mesme nga Shtëpia e Bardhë, Presidenti amerikan Donald Trump tha se Irani po “paguan një çmim të madh”.
Presidenti i SHBA-ve Donald Trump ka deklaruar se Uashingtoni do të bëjë “atë që duhet bërë”, teksa komentonte konfliktin në Lindjen e Mesme nga Shtëpia e Bardhë dhe shtoi se Irani po “paguan një çmim të madh”.
Trump po fliste në një aktivitet në Shtëpinë e Bardhë krah bashkëshortes së tij Melania, me fokusin tek muaji i grave, por presidenti amerikan devijoi nga tema për të komentuar luftën me Iranin.
"Situata me Iranin po lëviz shpejt. Ne po bëjmë atë që duhet bërë. Ata janë vërtet një komb terrori dhe urrejtjeje, dhe po paguajnë një çmim të madh tani", tha ai.
Trump gjithashtu përsëriti deklaratat e tij të njohura se ajo amerikane është ushtria më e mirë dhe e fortë në botë dhe se presidentët e mëparshëm nuk kanë pasur guximin të godasin regjimin në Iran.
Ndërkohë, kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se sulmet izraelite ndaj Iranit synojnë të ndalojnë përfundimisht programet e tij bërthamore.
Në konferencën e tij të parë për shtyp që nga fillimi i luftës me Iranin, Netanyahu tha se Irani nuk është më i njëjti pas dy javësh sulmesh të bëra nga forcat izraelite dhe amerikane.
Sipas tij, Izraeli synon të ndalojë Iranin që të zhvendosë projektet e tij bërthamore dhe balistike në strukturat nëntokësore. Ai shtoi se disa nga sulmet izraelite kanë synuar shkencëtarët kryesorë të programit bërthamor iranian.
Netanyahu përsëriti edhe një herë thirrjen e tij drejtuar popullit iranian që të dalin në protesta, duke thënë se Izraeli synon të krijojë kushtet për ndryshim në vend.
Ai paralajmëroi gjithashtu grupin militant Hezbollah se do të paguajë një çmim të rëndë për agresionin kundër Izraelit. Netanyahu shtoi se ka folur “hapur” me Trump çdo ditë që nga fillimi i konfliktit.
Nga ana tjetër, ambasadori i Iranit në OKB në Gjenevë, Ali Bahreini, tha se vendi i tij do të bëjë gjtihçka për tu mbrojtur, derisa të ndalojë luftën. Në një intervistë për BBC, ai tha se udhëheqësi i ri suprem i Iranit, Mojtaba, është i sigurt dhe se zgjedhja e tij është mbarësi për Iranin.
“Irani po mbron veten. Kjo mbrojtje do të kryhet deri në momentin kur agresorët të ndalojnë. Për ne, fundi i luftës është kur agresoret të ndalin këtë luftë. Irani nuk e nisi këtë luftë. Ishin SHBA dhe Izraeli që e nisën atë”, tha ai.
Sipas të dhënave të publikuara nga CENTCOM, forcat amerikane kanë goditur rreth 6,000 objektiva brenda territorit iranian
23:25 11 min më parë12.03.2026.
Autori
Vetëm për periudhën 2022–2024, dëmi financiar për shtetin francez vlerësohet rreth 550 milionë euro nga taksat e parealizuara dhe gjobat e papaguara.
22:25 48 min më parë12.03.2026.
Autori
Orbán ka qenë prej kohësh udhëheqësi më pro-rus i vendeve të BE-së, duke çuar në marrëdhënie të çrregullta me Kievin, por ndërsa sondazhet e tregojnë atë deri në 20 pikë pas sfiduesit Péter Magyar para zgjedhjeve parlamentare të muajit të ardhshëm.
21:40 1 h më parë12.03.2026.
Autori"Asnjë lindje, as vdekje, as martesë." Ky nuk është një slogan provokues, por një tabelë qëllimisht ironike e vendosur në hyrje të Zyrës së Regjistrimit të Komunës së Caino-s, në provincën italiane të Breshias.
21:23 1 h më parë12.03.2026.
Autori
Një incident i armatosur u shënua pranë një sinagoge në Detroit, me forcat e policisë që më pas ekzekutuan autorin.
20:55 2 h më parë12.03.2026.
Autori
Dy persona mbetën të plagosur rëndë si pasojë e një sulmi në një universitet në Virginia. Agresori u ekzekutua, teksa motivet e ngjarjes janë ende të paqarta.
20:23 2 h më parë12.03.2026.
Autori
Gjykata në Rusi ka dhënë dënime të ashpra për autorët dhe bashkëpunëtorët e sulmit terrorist në sallën e koncerteve në Krasnogorsk më 22 mars të vitit 2024.
20:09 3 h më parë12.03.2026.
Autori
Ministri danez i Energjisë iu kërkoi qytetarëve të tij që të mos përdorin makinat, duke qenë se çmimet e naftës po kapin rekorde të reja për shkak të luftës në Lindjen e Mesme.
19:55 3 h më parë12.03.2026.
AutoriMë 2 mars, kanali shtetëror IRIB TV2 raportoi se Bagherzadeh ishte vrarë në banesën e saj, ndërsa disa media të tjera në Iran pretenduan se ajo ndodhej në gjendje kome.
19:39 3 h më parë12.03.2026.
Autori
Komente (0)