“Horrat iranianë kanë vrarë për 47 vite”, Trump: Tani është nder ti vras unë

Sipas presidentit amerikan, Washingtoni po vepron në shumë fronte kundër Teheranit, duke e shkatërruar plotësisht regjimin terrorist të Iranit: ushtarakisht, ekonomikisht dhe në çdo mënyrë tjetër.

13.03.2026. 08:26

“Horrat iranianë kanë vrarë për 47 vite”, Trump: Tani është nder ti vras unë

Konflikti në Lindjen e Mesme ka hyrë në ditën e 14-të, me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin që vazhdojnë ofensivën kundër Iranit. Në këtë kontekst tensioni të lartë, presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar me deklarata të forta në rrjetin social “Truth”.

“Shikoni çfarë po ndodh sot me këta horra të çmendur. Ata kanë vrarë njerëz të pafajshëm në të gjithë botën për 47 vite dhe tani unë, si presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, po i vras ata. Çfarë nderi i madh është ta bësh këtë”, shkruante Trump.

Në një tjetër pjesë të mesazhit të tij, presidenti amerikan theksoi se Washingtoni po vepron në shumë fronte kundër Teheranit. “Po e shkatërrojmë plotësisht regjimin terrorist të Iranit, ushtarakisht, ekonomikisht dhe në çdo mënyrë tjetër. Kemi një fuqi zjarri të pakrahasueshme, municione të pakufizuara dhe gjithë kohën që duam”, u shpreh shefi i Shtëpisë së Bardhë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)