“Mbi 200 objektiva të goditur gjatë 24 orëve të fundit”, Izraeli bën bilancin e ofensivës në Iran

Ushtria izraelite shtoi gjithashtu se prej fillimit të operacionit “Ulërima e luanit”, forcat e saj ajrore kanë realizuar qindra valë sulmesh kundër infrastrukturës iraniane, për të penguar lëshimin e raketave.

13.03.2026. 08:47

“Mbi 200 objektiva të goditur gjatë 24 orëve të fundit”, Izraeli bën bilancin e ofensivës në Iran

Forcat e Armatosura Izraelite kanë njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë goditur më tepër se 200 objektiva në territorin iranian. Sipas ushtrisë izraelite, sulmet janë kryer në Iranin qendror dhe perëndimor, si pjesë e operacioneve ushtarake që po zhvillohen në rajon.

“Në 24 orët e fundit, dhjetëra avionë të IDF, të koordinuar nga inteligjenca izraelite, kanë përfunduar njëzet sulme në shkallë të gjerë në Iranin qendror dhe perëndimor”, njoftuan forcat izraelite në një mesazh të publikuar në Telegram.

Sipas deklaratës “janë goditur mbi 200 objektiva të regjimit terrorist iranian, duke përfshirë lëshues raketash balistike, sisteme të mbrojtjes dhe vende të prodhimit të armëve”. Ushtria izraelite shtoi gjithashtu se prej fillimit të operacionit “Ulërima e luanit”, forcat e saj ajrore kanë realizuar qindra valë sulmesh kundër infrastrukturës iraniane, për të penguar lëshimin e raketave drejt Izraelit.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)