Lufta nuk është vetëm betejë në terren, në ajër apo në det. Ajo lidhet edhe me negociata, ndërmjetësime por edhe mënyra si propagandohet suksesi. Gjatë ditëve të para të ofensivës së përbashkët nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli, forcat e Shtetit Islamik tentuan të mbanin moralin e ushtarëve të lartë, duke përgatitur video apo foto me inteligjencë artificiale.
Në anën tjetër, Shtetet e Bashkuara kanë gjetur një mënyrë krejt origjinale për të rrëfyer suksesin e ofensivës në Iran. Shtëpia e Bardhë publikoi në rrjetet sociale zyrtare një video e cila e tregonte operacionin “Tërbimi Epik”, duke e krahasuar me videolojëra të famshme.
Në video, një goditje tenisi shndërrohet në raketë për një automjet iranian që ishte në lëvizje, një top golfi shkonte direkt në shenjë duke goditur një tunel ku ishte fshehur një raketahedhës armik e kështu me radhë. Videolojat e përdorura për të treguar goditjet e sakta vijonin me harkun, bejsbollin, boksin apo luftë me avionë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)