Dy anëtarë të ekuipazhit në një aeroplanmbajtëse të Shteteve të Bashkuara janë plagosur pas shpërthimit të një zjarri në bord.
Lajmi u konfirmua nga gjenerali Dan Caine, kryetar i Shefave të Përbashkët të Shtabit të SHBA-së, gjatë një konference për shtyp në Pentagon.
“Po mendojmë për anëtarët e ekuipazhit që u plagosën në zjarr,” tha ai para gazetarëve.
Aeroplanmbajtësja USS Gerald R. Ford, e cila konsiderohet më e madhja në botë, aktualisht po operon në Detin e Kuq.
Sipas Marinës së SHBA-së, zjarri nuk ishte i lidhur me luftime dhe anija mbetet “plotësisht operacionale” pavarësisht incidentit.
Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje të mëtejshme mbi shkaqet e zjarrit apo gjendjen shëndetësore të dy të plagosurve.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)