Në “lojë” milionat dhe siguria, lufta anulon dy çmime të mëdha të Formula 1

Formula 1 pritet të anulojë Çmimin e Madh të Bahreinit dhe atë të Arabisë Saudite, që ishin planifikuar të zhvillohen muajin e ardhshëm, për shkak të luftës në Lindjen e Mesme.

Burimi: Daily Mail

13.03.2026. 15:32

Në “lojë” milionat dhe siguria, lufta anulon dy çmime të mëdha të Formula 1

Formula 1 pritet të anulojë Çmimin e Madh të Bahreinit dhe atë të Arabisë Saudite, që ishin planifikuar të zhvillohen muajin e ardhshëm, për shkak të luftës në Lindjen e Mesme. Vendimi zyrtar pritet të merret brenda 48 orëve të ardhshme nga drejtuesit e sportit.

Sipas raportimeve, ekipet duhet të nisin transportin e makinave dhe pajisjeve të tjera drejt rajonit të Gjirit në mes të javës së ardhshme, çka vendos një afat të ngushtë për marrjen e vendimit.

Shefi ekzekutiv i Formula 1, Stefano Domenicali, së bashku me presidentin e FIA-s, Mohammed Ben Sulayem, do të vendosin përfundimisht nëse garat do të zhvillohen apo jo, duke u bazuar kryesisht në shqetësimet për sigurinë e rreth 3 mijë personave që udhëtojnë me karvanin e Formula 1.

Ata janë në komunikim të vazhdueshëm me organizatorët lokalë të dy garave për të gjetur një zgjidhje për situatën e ndjeshme, pasi në lojë janë jo vetëm miliona paund, por edhe siguria e pjesëmarrësve.

Bahreini paguan rreth 40 milionë paund për të organizuar garën e tij, ndërsa Arabia Saudite kontribuon me rreth 60 milionë paund në vit, duke e bërë një nga garat më fitimprurëse në kalendarin e Formula 1. Përveç kësaj, kompania shtetërore saudite Aramco është një nga sponsorët kryesorë të kampionatit.

Nëse anulimi konfirmohet, këto gara nuk pritet të zëvendësohen në kalendarin e këtij sezoni.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)