Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka reaguar sërish pasi mbrojtja ajrore e aleancës së Atlantikut Verior rrëzoi një tjetër raketë nga Irani që kishte në shënjestër Turqinë.
Përmes një postimi në X, MEPJ deklaron se regjimi iranian po sulmon jo vetëm fqinjët e tij, por edhe Turqinë.
MEPJ përgëzoi NATO për aftësinë dhe reagimin e shpejtë për mbrojtjen e aleatëve, teksa shton se është në krah të Turqisë në këto momente.
“Republika Islamike e Iranit vijon të përshkallëzojë konfliktin, duke sulmuar jo vetëm fqinjët e saj në Lindjen e Mesme, por edhe duke vënë në shënjestër Turqinë.
Edhe një herë, NATO ka dëshmuar aftësinë e saj të jashtëzakonshme dhe reagimin e shpejtë në mbrojtje të Aleatëve dhe të sigurisë së tyre.
Shqipëria dënon fuqimisht sulmin e fundit me raketë balistike të regjimit iranian kundër Turqisë, një partner strategjik i Shqipërisë dhe Aleat i çmuar në NATO. Ne qëndrojmë në solidaritet të plotë me Turqinë dhe me të gjithë Aleatët në mbrojtje të territorit, sigurisë dhe unitetit të Aleancës”, thuhet në reagimin e ministrisë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)