GJKKO rrëzon kërkesën e Ballukut për pezullimin nga detyra

Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën e pezullimit nga detyra të Belinda Ballukut.

13.03.2026. 16:43

GJKKO rrëzon kërkesën e Ballukut për pezullimin nga detyra

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar kërkesën e ish-zv.kryeministres Belinda Balluku, e cila kishte kërkuara shuarjen e masës së sigurimit pezullim nga detyra.

Gjyqtari Erion Çela nuk e ka pranuar këtë kërkesë për ndryshimin e masës së sigurisë, ndonëse me ndryshimet e fundit në qeveri, Balluku nuk është më ministre dhe nuk ka funksion ekzekutiv.

Ish-ministrja Balluku akuzohet për shkelje të barazisë në tenderë për të paktën 11 raste. Ndaj saj është në fuqi dhe masa e ndalimit të daljes jashtë vendit.

Kujtojmë se një ditë më parë Kuvendi rrëzoi kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për dhënie autorizimi për arrestimin e Ballukut.

Sipas mazhorancës, që e mbrojti me votat e saj, ndaj Ballukut nuk ka akuzë për korrupsion, teksa shton se kërkesa e SPAK për forcim të masës nuk qëndron më pasi ajo nuk është në detyrë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)