Tre të plagosur në Fier, makina përplaset me kamionçinën

Tre të plagosur është bilanci i një aksident rrugor në Fier ku u përplasën dhunshëm dy makina.

13.03.2026. 18:57

Tre të plagosur në Fier, makina përplaset me kamionçinën

Një makinë tip Audi dhe një kamionçinë janë përfshirë në një aksident rrugor mbrëmjen e së enjtes në Fier, shumë pranë fshatit Baltëz.

Përplasja ka qenë shumë e fortë dhe për pasojë 3 persona kanë mbetur të plagosur rëndë.

Të tre të plagosurit ndodheshin në mjetin tip kamionçinë, që drejtohej nga shtetasi Alban Hebeja.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e këtij aksident, ndërkohë që drejtuesi i mjetit Audi, shtetasi Rrapi Mile po merret në pyetje.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)