Pas largimit nga detyra, Balluku kërkon në GJKKO shuarjen e masës së sigurisë

Depozitohet kërkesa për të konstatuar shuarjen e masës së sigurisë “pezullim nga ushtrimi i detyrës”, me pretendimin se nuk ka më bazë ligjore.

13.03.2026. 13:42

Pas largimit nga detyra, Balluku kërkon në GJKKO shuarjen e masës së sigurisë

Ish-zëvendëskryeministrja dhe ish-ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka depozituar një kërkesë pranë Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për të konstatuar shuarjen e masës së sigurisë “pezullim nga ushtrimi i detyrës”.

Sipas Ballukut, masa nuk ka më objekt pasi ajo nuk ndodhet më në funksionet e zv.kryeministres dhe ministres dhe si e tillë pezullimi nuk ka më bazë ligjore. Kërkesa kërkon rivlerësimin dhe heqjen e kësaj mase nga gjykata.

Tashmë pritet qëndrimi i GJKKO-së. Në momentin që do të shqyrtohet kërkesën, do të kuptohet nëse masa e sigurisë do të shuhet apo do të vazhdojë të mbetet në fuqi.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)