Sulmohen me raketa Emiratet e Bashkuara Arabe, digjet porti i naftës
Fujairah është porti dhe objekti më i madh i magazinimit të naftës në Emiratet e Bashkuara Arabe.
18:18 17 h më parë04.05.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Sipas AMP-së, ndaj inspektorit me iniciale E. K., me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme, janë caktuar tre masa sigurie.
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Elbasanit, e cila ka vendosur tre masa sigurie ndaj një efektivi policie të dyshuar për shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorëve në krim.
Sipas AMP-së, ndaj inspektorit me iniciale E. K., me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme, janë caktuar masat e sigurisë “Pezullim nga ushtrimi i një detyre apo shërbimi publik”, “Ndalim i daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.
“Efektivi dyshohet për veprat penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Përkrahje e autorit të krimit”, të parashikuara nga nenet 248 dhe 302 të Kodit Penal”, sqaron AMP.
Sipas hetimeve të zhvilluara në kuadër të një procedimi penal të regjistruar gjatë vitit 2025, dyshohet se punonjësi i policisë, duke shpërdoruar detyrën, ka ndihmuar persona me precedent penal në aktivitetin e tyre të kundërligjshëm.
AMP bën me dije se hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie të dyshuar kriminale, si dhe për identifikimin e personave të tjerë të mundshëm të përfshirë në këtë rast.
Aksidenti i të dielës në Durrës, ku dy fëmijë humbën jetën në mënyrë tragjike ka shokuar mbarë opinionin publik, duke kërkuar ashpërsim të masave për të shmangur tragjedi të tjera të tilla.
11:32 18 min më parë05.05.2026.
Autori
Policia e Tiranës ka nisur hetimet ndaj dy personave të cilët kryenin këmbim valutor pa licencë. Ata janë zbuluar në zonën e njohur tashmë në qendër të Tiranës, te "Dollari", ku janë sekuestruar një sasi prej 24 mijë eurosh, 13 mijë dollarë dhe 470 mijë lekë.
11:17 33 min më parë05.05.2026.
Autori
Të dhënat tregojnë se shqiptarët kanë dërguar jashtë vendit rreth 760 milionë euro për blerje pronash, një vlerë kjo sa 2.5% të PBB-së së vendit. Kjo shifër dëshmon për një akumulim të lartë kapitali në duart e individëve dhe kompanive shqiptare, të cilët po e zhvendosin pasurinë e tyre jashtë.
11:07 43 min më parë05.05.2026.
Autori
Më 11 mars, GJKKO e dënoi Bllakon me 4 vite burg për akuzën e korrupsionit pasiv të zyrtarëve të lartë në dy raste, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi i tij u reduktua në 2 vite e 8 muaj burg.
10:00 1 h më parë05.05.2026.
Autori
Në Gjykatën Kushtetuese mbahet sot seanca për ankesën e Partisë Demokratike për ngritjen e dy komisioneve hetimore që ka kërkuar në Kuvend, atë të zgjedhjeve të 11 majit dhe "McGonigal".
09:52 1 h më parë05.05.2026.
Autori
Policia e Portit të Durrësit ka arritur të zbulojë një sasi të konsiderueshme fara kanabisi në një furgon që po hynte në Shqipëri në port.
09:32 2 h më parë05.05.2026.
Autori
Kryeministri Edi Rama ka nisur prej orës 08.30 drejtuesit politikë të qarqeve të Partisë Socialiste në kuadër të turit "Punët për Shqipërinë"
08:58 2 h më parë05.05.2026.
Autori
Këtë të martë nuk priten reshje në të gjitha qarqet e vendit, sipas Institutit të Gjeoshkencave.
07:08 4 h më parë05.05.2026.
Autori
Sali Berisha iu bëri thirrje të rinjve që të bashkohen në protestën e 8 majit edhe për të shprehur indinjatën e tyre për ngjarjet e fundit të rënda dhe për kushtet e vështira ku ata jetojnë.
19:57 15 h më parë04.05.2026.
Autori
Komente (0)