Real dhe PSG prenotojnë çerekfinalet, vazhdon përralla Bodo/Glimt
Madrilenët shkatërruan 3-0 Man. City me tripletën e Valverde, parizienët mposhtën 5-2 Chelsea-n. Pasi eliminuan Interin, norvegjezët gjunjëzuan 3-0 Sportingun e Lisbonës.
Real Madridi hodhi një hap të madh drejt çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve pasi mposhti Manchester City me rezultatin 3-0. Sfida e parë e fazës së 1/8-ave në “Bernabeu” nuk kishte histori. Protagonisti absolut ishte Federico Valverde, i cili realizoi tripletën që vendosi fatin e takimit.
Mesfushori uruguaian shënoi në minutat 20, 27 dhe 42 duke i dhënë epërsi të qartë skuadrës së Arbeloa-s. Në pjesën e dytë, portieri Gianluigi Donnarumma priti penalltinë e Vinicius në të 58-ën, ndërsa Manchester City do të tentojë përmbysjen e madhe më 17 mars, në ndeshjen e kthimit në “Etihad”.
Paris Saint-Germain gjithashtu është shumë pranë kualifikimit në çerekfinale, pas fitores spektakolare 5-2 ndaj Chelsea. Francezët kaluan dy herë në avantazh me Barcola dhe Dembélé, por londinezët barazuan fillimisht me Malo Gusto dhe më pas me Enzo Fernandez. Lëvizja fituese për parizienët ishte aktivizimi nga stoli i Kvaratskhelia. Ylli gjeorgjian ishte protagonist absolut në çerekorëshin e fundit të ndeshjes me dy gola dhe një asist, duke vulosur fitoren 5-2 të PSG.
Ndërkohë, surpriza më e madhe e këtij edicioni mbetet Bodo/Glimt. Skuadra norvegjeze vazhdon përrallën e saj në Champions League, duke mposhtur edhe Sportingun me rezultatin 3-0 në ndeshjen e parë. Pas eliminimit të Interit në fazën “play-off”, ata dominuan edhe portugezët me golat e Fet, Blomberg dhe Hogh. Tani norvegjezëve u mjafton të rezistojnë në ndeshjen e kthimit në Lisbonë, për të arritur një kualifikim historik.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Policia e Shtetit ka dalë me një deklaratë zyrtare për krimin e rëndë në Sarandë, ku mbeti i vrarë Rexhep Ismaili. Një nga të dyshuarit është vetëdorëzuar pasi ka mbetur i plagosur, teksa 5 të tjerë dhe autori kryesore janë ende në kërkim.
Çaktivizimi i dy cisternave këtë të premte vjen pasi SHBA-të kryen sulme ndaj disa objektivave iraniane, në atë që Komanda Qendrore e quajti një përgjigje ndaj sulmeve të Iranit ndaj anijeve luftarake amerikane në Ngushticën e Hormuzit.
Festë që u kthye në kaos total në derbin më të nxehtë të futbollit çek. Ajo që duhej të ishte një mbrëmje historike për tifozët e Slavia Pragës, përfundoi në skena dhune dhe paniku, me arbitrin që u detyrua të ndërpresë sfidën vetëm pak çaste para fundit.
Me këtë fitore, Manchester City vazhdon presionin ndaj Arsenalit në garën për titull, ndërsa Brentford mbetet ende në garë për një vend historik në kompeticionet evropiane.
Me këtë rezultat, Inter zgjati serinë e ndeshjeve pa humbje në nëntë takime dhe konfirmoi formën e mirë përpara finales së ardhshme të Kupës së Italisë.
Vite më vonë, në vitin 2022, fanella e përdorur nga Maradona në atë sfidë u shit në ankand për rreth 8.8 milionë euro, duke u kthyer në një nga objektet sportive më të shtrenjta të shitura ndonjëherë.
I lindur në Shkodër dhe i rritur me futbollin në Itali, Sabah Kerjota ka kaluar vite në kategoritë e ulëta, deri sa me kalimin te Sambenedettese, e ndihmoi skuadrën me 10 gola dhe 13 asist drejt ngjitjes në Serie C. Në vitin 2024, firmosi kontratë me Heart FC, duke bërë hapin e madh në karrierë.
Talenti portugez Mziyan Soares realizoi për Lens vetëm pak çaste pasi hyri në fushë, në prekjen e parë të topit dhe vulosi edhe rënien nga kategoria të Nantes.
Komente (0)