Juventusi ndan lajmin e ëmbël për Edon Zhegrovën

Mësohet se mesfushori është bërë baba i një djali, të cilit ai dhe bashkëshortja ia kanë vënë emrin Mars.

12.03.2026. 23:12

Juventusi ndan lajmin e ëmbël për Edon Zhegrovën

Klubi i futbollit të Juventusit në Itali ka ndarë lajmin e ëmbël se futbollisti shqiptar i Kosovës, Edon Zhegrova është bërë baba për herë të parë.

Mësohet se mesfushori është bërë baba i një djali, të cilit ai dhe bashkëshortja ia kanë vënë emrin Mars.

“Urime Edon Zhegrovës për lindjen e djalit të tij të parë, Mars”, shkruhet në faqen zyrtare të Juventusit.

Edon Zhegrova po kalon një formë jo të mirë te Juventusi. Ai u transferua shtatorin e kaluar në Itali dhe deri tani ka luajtur 20 ndeshje, por nuk ka mundur të shënojë apo të japë asist.

Rasti që ka mbetur në kujtesën e tifozëve bardhezinj është ai në Champions përballë Galatasaray, ku Zhegrova humbi një rast në momentet e fundit përpara portës, i cili mund të jepte kualifikimin në raundin tjetër.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)