Kamioni përplaset me barrierat pranë Shtëpisë së Bardhë, arrestohet shoferi
Autoritetet izoluan përkohësisht zonën, gjithashtu konfirmuan se nga incidenti nuk raportohet për persona të lënduar.
14:25 4 h më parë11.03.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Uniformat janë prodhuar nga Eco Fabrics, me plastikë 100% të ricikluar pas konsumit. Fanella e shtëpisë është e kuqe me detaje të zeza dhe përmban një grafik me vija të valëzuara që krijojnë iluzionin e shqiponjës dykrenare në pjesën e gjoksit.
Federata Shqiptare e Futbollit dhe ‘Macron’ kanë prezantuar uniformat e reja që do të përdorë Kombëtarja shqiptare në sezonin 2026/27. Kuqezinjtë do t’i veshin për herë të parë në ndeshjen e play-off-it të Kupës së Botës 2026 kundër Polonisë, më 26 mars në Varshavë.
Koleksioni përfshin tre fanella: atë të ndeshjeve në shtëpi, në transfertë dhe fanellën e tretë.
Ngjyrat kryesore mbeten simbolike për ekipin kombëtar, e kuqja, e zeza dhe e bardha e zbehtë, të cilat janë të kombinuara me grafikë moderne dhe materiale teknike të cilësisë së lartë.
Uniformat janë prodhuar nga Eco Fabrics, me plastikë 100% të ricikluar pas konsumit.
Fanella e shtëpisë është e kuqe me detaje të zeza dhe përmban një grafik me vija të valëzuara që krijojnë iluzionin e shqiponjës dykrenare në pjesën e gjoksit. Në pjesën e pasme shfaqet mbishkrimi “SHQIPËRI”, ndërsa brenda fanellës është vendosur edhe fraza e njohur “Ti Shqipëri, më jep nder”.
Uniforma e transfertës është tërësisht e zezë dhe përfshin një grafik të stampuar me motive rrethore që përfaqësojnë zambakun, simbol që lidhet me përkrenaren e heroit kombëtar Skënderbeu.
Ndërkohë, fanella e tretë ka ngjyrë të bardhë të zbehtë me detaje të kuqe dhe paraqet të njëjtin grafik të stilizuar të shqiponjës si fanella e shtëpisë.
Të gjitha uniformat janë të pajisura me panele Eco Micromesh dhe Eco Mesh për frymëmarrje dhe rehati më të madhe gjatë lojës.
Pas vendimit të Iranit për t’u tërhequr nga Kupa e Botës dalin hipotezat se kush mund ta zëvendësojë atë në eventin më të rëndësishëm futbollistik.
20:31 1 h më parë11.03.2026.
Autori
Tensionet gjeopolitike po ndikojnë edhe në sport. Kombëtarja e Iran ka vendosur të tërhiqet nga Kupa e Botës 2026, që do të zhvillohet verën e ardhshme në Amerikë.
14:03 4 h më parë11.03.2026.
Autori
Katalanasit barazuan 1-1 në fushën e Newcastle, bavarezët triumfuan 6-1 në Bergamo. Edhe Atletico siguroi vendin në çerekfinale pas fitores 5-2 ndaj Tottenham.
09:18 9 h më parë11.03.2026.
Autori
Liverpool është mundur minimalisht 1-0 në transfertën e vështirë përballë Galatasaray në raundin e 1/16 të Champions League.
20:52 21 h më parë10.03.2026.
Autori
Kreu i FIFA-s, Gianni Infantino ka bërë me dije se vetëm gjatë katër javëve të fundit janë bërë mbi 500 milionë kërkesa për bileta.
20:12 22 h më parë10.03.2026.
Autori
Janë përcaktuar me short dy ndeshjet gjysmëfinale të vlefshme për Kupën e Shqipërisë në Futboll.
17:58 1 ditë më parë10.03.2026.
Autori
Mbrojtësi Bujar Pllana i është bashkuar kuqezinjve, më parë ka luajtur tre ndeshje për përfaqësuesen e 21-vjeçarëve të Dardanëve.
14:10 1 ditë më parë10.03.2026.
Autori
Tekniku Carlo Ancelotti ka thirrur Neymar të jetë pjesë e Brazilit për dy ndeshjet miqësore të muajit mars.
19:58 1 ditë më parë09.03.2026.
Autori
Me Vllazninë, Engin Firat, kontribuoi në sezonin 2018/19, duke ndihmuar klubin shkodran të rikthehej në Kategorinë Superiore.
18:36 2 ditë më parë09.03.2026.
Autori
Komente (0)